Covid-19 në SHBA, 1931 viktima dhe mbi 18 mijë të infektuar për 24 orë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas faqes “Worldometer”, në 24 orët e fundit, në SHBA janë regjistruar 1.931 viktima nga koronavirusi i ri Covid-19.

Kështu numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus në vend është rritur në 81.987 në total.

SHBA është vendi më i prekur nga koronavirusi në botë dhe aktualisht është epiqendra e kësaj pandemie, ndërkohë çdo ditë bilanci i vdekjeve dhe rasteve të zbuluara në vend është duke u përkeqësuar.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 18.342 raste COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1.387.499. Kurse, numri i personave të shëruar është rritur në 262.225.

New York është shteti më i prekur nga koronavirusi në SHBA, me 347.151 raste të konfirmuara dhe mbi 27 mijë vdekje.

Share This Article