Albania
Covid-19 në Shqipëri/ Gati 1 mijë infektime në Shqipëri, 5 humbje jete
Situata në 24 orët e fundit, vijon:
Janë kryer 5,613 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 995 qytetarë, në këto bashki: 283 raste në Tiranë, 64 raste në Shkodër, 54 raste në Durrës, 48 raste në Fier, 41 raste në Lushnje, 35 raste në Kavajë, 34 raste në Sarandë, 32 raste në Elbasan, 31 raste në Berat, 29 raste në Lezhë, 28 raste në Vlorë, 22 raste në Korçë, 19 raste në Patos, 18 raste Malësi e Madhe, 17 raste në Kukës, Divjakë, Gjirokastër, 16 raste në Kurbin, Krujë, 13 raste në Kamëz, 11 raste në Pogradec, Kuçovë, Gramsh, 10 raste Vau i Dejës, Dibër, 9 raste në Memaliaj, 8 raste në Vorë, 7 raste në Shijak, Himarë, Prrenjas, 6 raste në Mallakastër, Cërrik, Peqin, 5 raste në Delvinë, Devoll, Dimal, 4 raste në Pukë, Roskovec, 3 raste në Rrogozhinë, Mat, Selenicë, Tepelenë, Skrapar, Librazhd, 2 raste në Fushë-Arrëz, Has, Mirditë, Bulqizë, Përmet, 1 rast në Dropull.
Janë 12,599 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 195 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 pesë qytetarë: Tre qytetarë nga Tirana 64 vjeç, 67 vjeç dhe 76 vjec, një qytetare nga Vlora 64 vjeç, një qytetare nga Lezha 68 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 1010 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 143,279 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (14 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 995
Të shëruar në 24 orë 1010
Të shtruar në spitale 195
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 5,613
Testime totale 1,126,073
Raste pozitive 158,431
Raste të shëruara 143,279
Raste Aktive 12,599
Humbje jete 2,553
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5308
Shkodër 1423
Durrës 1087
Fier 1056
Vlorë 847
Lezhë 727
Elbasan 629
Berat 478
Korçë 315
Kukës 274
Gjirokastër 251
Dibër 204
Albania
“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
Qytetarë që kishin planifikuar të udhëtonin sot nga Londra drejt Tiranës me kompaninë ajrore “Wizz Air” kanë denoncuar sërish mungesë serioziteti dhe kompetence nga ana e kësaj kompanie.
Sipas denoncuesve, pas imbarkimit dhe hyrjes në avion, ata janë detyruar të zbresin sërish me arsyetimin se në kontenier ishte ndezur një sinjal paralajmërues.
Pas zbritjes, udhëtarët janë përballur me orë të tëra pritjeje pa asnjë informacion të qartë, ndërsa i vetmi shpjegim i dhënë nga kompania ka qenë se ekziston një problem teknik.
Qytetarët kërkojnë reagim të menjëhershëm dhe nisjen sa më shpejt drejt destinacionit të tyre, ku i presin familjarët për t’u bashkuar me festat. Ata theksojnë se kjo nuk është hera e parë që hasin probleme me këtë kompani ajrore.
“Wizz Air” është shpeshherë objekt ankesash për vonesa të shumta, anulime në momentet e fundit dhe mungesë komunikimi apo përgjigjeje ndaj udhëtarëve.
Albania
Vendimi i qeverisë, zbardhet skema e re e kompensimit, nga 600 deri në 1800 lekë shtesë në muaj, ja kush përfiton
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve, një masë që hyn në fuqi si pjesë e paketës së Buxhetit 2026.
Vendimi synon të mbështesë pensionistët me të ardhura të ulëta dhe të mesme, duke përcaktuar shuma konkrete shtesë që variojnë nga 600 deri në 1,800 lekë në muaj.
Sipas vendimit të propozuar nga Ministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, fondi total për këtë skemë kap vlerën e 9.8 miliardë lekëve.
Si ndahen kategoritë dhe sa është shtesa?
Qeveria ka ndarë përfituesit në 5 kategori kryesore, bazuar në nivelin e të ardhurave mujore që ata kanë pasur deri në datën 31.12.2025:
Shtesën maksimale prej 1,800 lekë/muaj e përfitojnë të gjithë pensionistët që kanë të ardhura mujore deri në 40,000 lekë.
Këtu përfshihen pensionet e pleqërisë të plota (urbane), minatorët, punonjësit e naftës, gazit dhe metalurgjisë.
Shtesën prej 1,000 lekë/muaj e përfitojnë personat me të ardhura mujore deri në 18,000 lekë.
Këtu përfshihen pensionet e ish-kooperativave bujqësore dhe pensionet rurale (të fshatit).
Shtesën 800 lekë/muaj e përfitojnë personat me të ardhura mujore deri në 22,000 lekë.
Në këtë grup përfshihen pensionet e pjesshme (urbane), pensionet sociale dhe ata që nuk kanë plotësuar vitet e sigurimit.
Shtesën 700 lekë/muaj e përfitojnë personat me të ardhura mujore deri në 18,000 lekë, ku janë përfituesit e pensionit familjar, përfshirë familjet e pilotëve.
Ndërsa shtesën 600 lekë/muaj e përfitojnë personat me të ardhura mujore deri në 30,000 lekë.
Këtu përfshihen të gjitha kategoritë e pensioneve të invaliditetit.
Kush përfiton tjetër?
Një pikë e rëndësishme e vendimit është se ky kompensim nuk prek vetëm pensionistët aktualë. Përfitojnë edhe personat që do të dalin në pension gjatë vitit 2026, me kusht që të ardhurat e tyre të mos kalojnë tavanet e përcaktuara më sipër. Megjithatë, ata që fitojnë të drejtën e pensionit pas datës 1 janar 2027, nuk do të jenë subjekt i këtij vendimi.
Vendimi saktëson gjithashtu se këto kompensime nuk do të preken (nuk do të ulen apo ndryshojnë) në rastet kur qeveria miraton indeksime të tjera të pensioneve në të ardhmen.
Zbatimi i këtij vendimi do të kryhet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) dhe pagesat do të shpërndahen përmes Postës Shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë.
Albania
Qeveria nderon legjendat, 13 figura të shquara të artit dhe sportit përfitojnë pension të posaçëm
Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për të vlerësuar financiarisht dhe moralisht disa nga emrat më të spikatur të jetës publike në Shqipëri, të cilët kanë lënë gjurmë ndër vite në fushat e artit, kulturës dhe sportit.
Sipas vendimit të fundit të qeverisë, 13 personalitete do të përfitojnë “shtesë pensioni të posaçëm shtetëror”.
Masa e kësaj shtese është përcaktuar të jetë sa dhjetëfishi i pensionit social, një vlerësim maksimal që u bëhet këtyre figurave për kontributin e dhënë.
Në listën e miratuar spikasin emra të mëdhenj të humorit dhe teatrit si Agim Bajko dhe Aishe Stari, apo legjenda të futbollit shqiptar si Agustin Kola i Tiranës dhe Vasillaq Zëri i Flamurtarit.
Lista e plotë e përfituesve:
Agim Bajko – Aktor i njohur i humorit dhe satirës.
Agustin Kola – Ish-futbollist dhe trajner i shquar, ikonë e KF Tiranës.
Aishe Stari – Aktore e njohur, veçanërisht për kontributin në estradën e Durrësit.
Vasillaq Ruci – Legjenda e futbollit vlonjat dhe atij kombëtar.
Nikolin Gurakuqi – Regjisor i njohur operistik.
Shegushe Bebeti – Regjisore dhe figurë e rëndësishme e teatrit të kukullave.
Edera Alibegaj – Ish-basketbolliste e shquar.
Virxhil Karaja – Figurë e njohur e sportit.
Kujtim Vorpsi – Mjeshtër i imazhit/kinematografisë.
Kostandin Shkurti
Kostandin Kamberi- Aktor i njohur i humorit në estradën e Tiranës
Leonard Toska- Peshëngritës
Rapo Tao- Figurë legjendare e futbollit vlonjat
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe është pjesë e përpjekjeve shtetërore për të garantuar një trajtim dinjitoz për ata që kanë ngritur lart emrin e Shqipërisë në skena dhe stadiume.
-
UK2 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania4 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK4 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports2 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
Albania2 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
UK19 hours agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
-
Albania20 hours agoIronia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …
