• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Covid-19 në Shqipëri, raporti i Fredom House: U qeveris me dekrete që ndryshonin çdo ditë

Covid-19 në Shqipëri, raporti i Fredom House: U qeveris me dekrete që ndryshonin çdo ditë

by albnews
2 October, 2020
in Albania
0
5
VIEWS

Organizata Freedom House thotë se pandemia COVID-19 ka thelluar krizën për demokraci në të gjithë botën, duke u kthyer në një justifikim për qeveritë për të manipuluar zgjedhjet, për t’u mbyllur gojën kritikëve dhe medias dhe sabotuar përgjegjësinë e nevojshme për të mbrojtur të drejtat e njeriut si dhe shëndetin publik.

Këto përfundime janë pasqyruar në një raport të organizatës Freedom House, të quajtur “Demokracia nën Izolim”, i hartuar në partneritet me firmën e sondazheve GQR.

“Që kur filloi shpërthimi i koronavirusit, gjendja e demokracisë dhe të drejtave të njeriut është përkeqësuar në 80 vende, me përkeqësim veçanërisht të mprehtë në demokracitë e brishta dhe shtetet me masa të ashpra shtypëse, sipas ekspertëve të anketuar për këtë projekt”, thuhet në raport.

Më shumë se 60 përqind e të anketuarve parashikojnë se ndikimi i pandemisë tek të drejtat politike dhe liritë civile në vendet që ata analizojnë do të ishte kryesisht negativ për tre deri në pesë vitet e ardhshme.

“Çka filloi si një krizë shëndetësore në të gjithë botën është bërë pjesë e krizës globale për demokracinë. Qeveritë në gjithë botën kanë abuzuar me kompetencat e tyre në emër të shëndetit publik, duke shfrytëzuar mundësinë për të minuar demokracinë dhe të drejtat e njeriut”, tha Michael J. Abramowitz, president i Freedom House.

“Do të jetë e vështirë që të kthehen mbrapsht ligjet dhe praktikat e reja të të peridhës së COVID-it. Dëmtimi i të drejtave themelore të njeriut do të vazhdojë përtej pandemisë”, tha Sarah Repucci, zëvendës president për kërkime dhe analiza në Freedom House dhe bashkëautore e raportit. “

Ekspertët nga vendet e përfshira, të anketuar si pjesë e projektit identifikuan katër si problemet më të mëdha gjatë pandemisë COVID-19: mungesa e transparencës qeveritare dhe informacionit mbi koronavirusin, korrupsionin, mungesën e masave mbrojtëse për popullatat në nevojë dhe abuzimet me pushtetin nga qeveria.

Sipas raportit, pandemia po përshpejton një rënie globale të lirisë së shprehjes. Në të paktën 91 vende, pati kufizime në media si pjesë e përgjigjes ndaj COVID-19. Qeveritë miratuan legjislacion të ri kundër përhapjes së “lajmeve të rreme” në lidhje me virusin. Ata gjithashtu kufizuan pyetjet e pavarura në konferencat për shtyp, pezulluan shtypjen e gazetave dhe bllokuan faqet e internetit.

Freedom House thotë se ky raport i ri është përpjekja më e detajuar deri tani për të analizuar gjendjen e demokracisë gjatë pandemisë.

Freedom House e kreu hulumtimin nga janari deri në shtator të vitit 2020. Si pjesë e tij u bë një sondazh në internet nga GQR, nga 29 korriku deri më 15 gusht, 2020, në të cilin 398 ekspertë raportuan mbi gjendjen e demokracisë në 105 vende dhe territore. Përveç kësaj, Freedom House u konsultua me rrjetin e tij global të analistëve, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vendeve të shqyrtuara në 192.

“Sondazhi ynë arriti në përfundimin se përgjigjet e qeverive ndaj pandemisë po shkatërrojnë shtyllat e demokracisë në të gjithë botën,” tha Repucci. “Errësimi i hapur i fakteve nga qeveritë është gjithmonë i dëmshëm, por është veçanërisht flagrant në një kohë kur jeta e kaq shumë njerëzve është në rrezik.”

Si udhëheqësit autoritarë ashtu edhe ata të zgjedhur në mënyrë demokratike, nuk kanë qenë të sinqertë në lidhje me ndikimin e koronavirusit. Në sondazh, 62 përqind e të anketuarve thanë se nuk i besojnë atyre që dëgjojnë në lidhje me pandeminë nga qeveria e vendit që analizuan.

Midis ekspertëve për vendet që raporti vjetor i Freedom House “Liria në Botë”, i klasifikon si jo të lira, 77 përqind nuk i besojnë një informacioni të tillë, një tregues se mungesa e transparencës është më e zakonshme në vendet me mekanizma të dobëta për mbrojtje nga abuzimet me pushtetin.

Qeveritë po përdorin gjithashtu pandeminë si justifikim për t’i dhënë vetes kompetenca të posaçme përtej atyre që janë të nevojshme për të mbrojtur shëndetin publik. Ata kanë shfrytëzuar kompetencat e reja për emergjencat për të ndërhyrë në sistemin e drejtësisë, për të vendosur kufizime të pashembullta ndaj kundërshtarëve politikë dhe për të shmangur funksionet thelbësore legjislative.

Siç tha një ekspert i intervistuar për Turqinë, “Koronavirusi u përdor si një justifikim për qeverinë që edhe më pare ishte shtypëse për të marrë masa që kishte pasur në plan t’i bënte prej kohësh, por nuk kishte mundur t’i bënte.”

Në raport thuhet se disa qeveri i kanë zbatuar masat e izolimit në një mënyrë të hapur diskriminuese ose i kanë vënë në shënjestër popullatat e margjinalizuara. Myslimanët në Indi dhe Sri Lanka u akuzuan si “përhapës”, ndërsa në Serbi, një i intervistuar tha, “migrantët u portretizuan si bartës të mundshëm të virusit”. Në Kuvajt, autoritetet vendosën kufizime më të rrepta në lagjet joqytetare.

Në të njëjtën kohë, parlamentet janë penguar nga kufizimet shëndetësore dhe ligjet e emergjencës, dhe nganjëherë ato janë manipuluar për qëllime politike. Një i anketuar në Singapor vuri në dukje se zhvillimi më shqetësues ka qenë “miratimi i ligjeve që frenojnë lirinë por pretendojnë të frenojnë virusin”.

Abuzimet e qeverisë po ndikojnë gjithashtu në zgjedhje. Autoritetet shtynë ose dëmtuan proceset zgjedhore kombëtare në nëntë vende, si dhe një numër më të madh zgjedhjesh lokale mes janarit dhe gushtit 2020. Disa nga këto ndryshime zgjedhore nuk arritën të përmbushin standardet demokratike, ose për shkak se zgjedhjet e reja nuk ishin planifikuar në kohën e duhur, ose sepse zyrtarët caktojnë data të reja pa bërë përgatitjet e duhura për votim të sigurt.

Probleme u vunë re edhe në Shtetet e Bashkuara, thotë raporti. Autoritetet lokale të zgjedhjeve në të gjithë vendin duket se nuk janë përgatitur siç duhet për zgjedhjet e nëntorit, duke pasur parasysh kërkesën në rritje për votim me postë, mungesat e mundshme të personelit dhe ndryshimet në minutën e fundit të rregullave zgjedhore – të gjitha të lidhura me pandeminë.

Freedom House thotë se Administrata e Presidentit Trump “ka krijuar një mjegull keqinformimi rreth pandemisë, duke bërë rregullisht deklarata të rreme ose mashtruese që rrezikojnë jetë dhe sabotojnë përgjigjen e qeverisë në përgjithësi.”

“Administrata amerikane për fat të keq nuk është e vetme që nuk ka qenë e hapur në lidhje me ndikimin e koronavirusit,” tha Sarah Repucci, nënpresidente për kërkimet në Freedom House.

“Udhëheqësit në të gjithë botën që kanë frikë nga reagimi i publikut për trajtimin e krizës nga ana e tyre, kanë shpërndarë vëmendjen duke mashtruar grupe të diskriminuara, margjinale, duke sulmuar kritikët e tyre ose duke minimizuar ashpërsinë e situatës shëndetësore.”

Në Hong Kong, qeveria përmendi pandeminë si një arsye për të shtyrë zgjedhjet legjislative me një vit të tërë, por lëvizja u pa gjerësisht si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë nga Pekini për të përforcuar eliminimin e lirisë dhe autonomies së kufizuar të Hong Kongut.

Qëndresa e lëvizjeve të protestave është një aspekt i mundshëm pozitiv. Megjithëse 158 vende kanë vendosur kufizime të reja në demonstrata, protesta të rëndësishme janë zhvilluar në të paktën 90 vende që nga fillimi i shpërthimit, tregon studimi.

“Këmbëngulja e protestave publike, nën çdo lloj regjimi, tregon se qytetarët mbeten të gatshëm të sfidojnë autoritetet, edhe kur qeveritë përdorin krizën për të rritur kompetencat e tyre,” tha Amy Slipowitz, menaxhere e kërkimeve në Freedom House dhe një bashkëautore e raportit. “Gërryerja e të drejtave politike dhe lirive civile filloi shumë përpara pandemisë, por njerëzit në çdo rajon të botës janë të përkushtuar për të rimarrë në dorë lirinë e tyre.

Vëzhgimet e ekspertëve për Shqipërinë në bazë të anketës

Ekspertët që plotësuan pyetësorin për Shqipërinë, që ashtu si të gjithë të anketuarit nuk identifikohen në raport për arsye sigurie dhe që të flisnin sa më hapur, përmendin ndër sfidat më të mëdha përsa i takon demokracisë në Shqipëri anashkalimin e çdo procesi demokratik dhe faktin që qeveria qeverisi me dekrete që ndryshonin çdo ditë; gjykatat ishin mbyllur dhe masat e qeverisë nuk mund të sfidoheshin; Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë janë jofunksionale dhe kufizimet mbyllën dhe gjykatat më të ulëta.

“Roli i gjyqësorit, ishte pothuajse inekzsitent pavarësisht nga rritja e prirjeve autoritare nga krahu ekzekutiv në procesin e vendim-marrjes lidhur me koronavirusin por edhe aspekte të tjera, për të mos përmendur legjislativin që është shkrirë në një me ekzekutivin”, thotë një prej të anketuarve.

Po ashtu thuhet se policisë iu dhanë më shumë kompetenca dhe një nga ekspertët e përshkruan funksionimin e saj si “me grusht të hekurt”, duke bërë arrestime dhe vendosur gjoba të mëdha.

Sipas të anketuarve sistemi i kontrolleve dhe balancave përgjithësisht ka dështuar. Një prej tyre thotë se krahu ekzekutiv që ishte edhe më pare dominues në këtë sistem, u fuqizua edhe më shumë.

Po ashtu përmendet paketa antishpifje që megithë kundërshtimet brenda dhe jashtë vendit, po vazhdon të kalojë në procesin parlamentar.

Një nga të anketuarit vë në dukje se të gjitha “grumbullimet dhe protestat nuk lejoheshin” dhe se kishte disa raste kur njerëzit ishin hetuar për postimet e tyre në Facebook, gjë që nuk kishte ndodhur më parë”.

Probleme të tjera të përmendura ishin “përkeqësimi i qasjes tek informacioni dhe transparencës qeveritare”; mosmbështetja e grupeve më të dobëta dhe refugjatëve sirianë si edhe shtimi i dhunës familjare.

Një tjetër vëzhgim është se “ne nuk besojmë në drejtësi, në sistemin shtetëror, kështu që bëhemi indiferentë dhe nuk e ngremë zërin”.

Vëzhgimet e ekspertëve për Kosovën në bazë të anketës

Analistët e anketuar për Kosovën, bien dakord se kriza politike në mes të pandemisë që pa përmbysjen e qeverisë së re të Albin Kurtit ishte sfida më e madhe ndaj demokracisë, por nuk e interpretojnë të gjithë njëlloj.

“Partnerët e koalicionit hasën mosmarrëveshje kur Agim Veliu (Ministri i Mbrojtjes i LDK-së) doli kundër qeverisë, duke mbështetur deklarimin e një gjendjeje kombëtare emergjence, që u sugjerua si përgjigje ndaj pandemisë nga presidenti, Hashim Thaçi. Ndërsa pandemia u përdor si pretekst, arsyeja kryesore e përmbysjes së qeverisë qëndron tek konflikti mes Kurtit dhe Thaçit. Prandaj kriza politike ishte pika kulmore e “betejës” politike mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrit Albin Kurti”, thotë një nga personat e anketuar.

E njëjta e anketuar thotë se deklarimi i zotit Kurti i luftës ndaj krimit dhe korrupsionit dhe këmbëngulja e tij për një qëndrim të ri përsa i takon dialogut me Serbinë, kërcënoi pozicionin e presidentit, që nuk kishte mbështetje të madhe në elektorat.

Një tjetër person i anketuar thotë se një nga problemet më të mëdha politike gjatë kësaj periudhe ishte formimi i qeverisë pas zgjedhjeve të 6 tetorit, duke shtuar se ishte LDK-ja që vetëm pas 33 ditësh votoi në krah të opozitës për të përmbysur qeverinë e Albin Kurtit.

“Arsyeja kryesore ishte kërkesa e komunitetit ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara për të hequr tarifën ndaj mallrave serbe. Kryeministri i ri Hoti i LDK-së, i plotësoi menjëherë këto kërkesa të komunitetit ndërkombëtar dhe për herë të parë duket se gjithçka është gati për vazhdimin e Dialogut Prishtinë Beograd”, thuhet në një nga përgjigjet.

Në përgjigjet e dhëna nga personat e anketuar theksohet se pandemia u shoqërua me korrupsion kur LDK-ja mori pushtetin dhe se testet ishin të disponueshme vetëm për politikanët, familjet dhe miqtë e tyre.

Probleme të tjera madhore ishin ndikimi tek ekonomia, dëmtimi i gjyqësorit, dhuna familjare dhe lajmet e rreme./Ora News/

Previous Post

Trajneri që e zbuloi Shaqirin, i sugjeron të kthehet në Bundesligë

Next Post

Mbi 100 mijë të vdekur nga koronavirusi në Indi

albnews

albnews

Related Posts

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve
Albania

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

14 May, 2025
Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka
Albania

Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

14 May, 2025
Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit
Albania

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Next Post
India regjistron rreth 53,000 raste të reja të koronavirusit për një ditë

Mbi 100 mijë të vdekur nga koronavirusi në Indi

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

14 May, 2025
Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

14 May, 2025
Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

14 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4701 shares
    Share 1880 Tweet 1175
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2393 shares
    Share 957 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM