• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Të sëmurët me Covid-19 mund të mos rikthejnë shqisën e nuhatjes dhe shijes

Covid-19, në shtator mund të pritet përkeqësim i situatës

by albnews
23 July, 2020
in Bota
0
1
VIEWS

Dr. Isme Humolli, zyrtare profesionale e emergjencave e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, thotë se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) është duke u përpjekur për të kryer punën me profesionalizëm të lartë në kohën e pandemisë, por shton se ekziston nevoja për kapacitetet shtesë infrastrukturore.

Ajo thotë se me rritjen e numrit e rasteve me coronavirus, që sipas saj nuk është arsyeshme, por e pritshme, Kosova ka nevojë për më shumë testime. Humolli në këtë intervistë për Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin se Kosova nuk ka nevojë për masa shtesë kufizuese, por e vetmja gjë që duhet të bëhet është që mos të dilet pa maska. Më 22 korrik, në Kosovë u regjistruan 241 raste të reja me coronavirus, ndërkaq, numri i përgjithshëm i të vdekurve arriti në 150.

Zonja Humolli nga më shumë se 400 mostra të testeve të bëra gjatë 24 orëve të fundit, më shumë se 55 për qind e tyre ka rezultuar raste pozitive me coronavirus. Si e shihni ju këtë situatë?

Isme Humolli: Rritja e numrit të rasteve nuk mund të themi se është e arsyeshme, por është e pritur, duke pasur parasysh që pas lirimit të masave, nuk janë ndërmarrë masat parandaluese të cilat kanë të bëjnë me tre hapat të cilët OBSH-ja veç i ka rekomanduar: vendosja e maskave, distanca fizike dhe higjiena e vazhdueshme e duarve. Andaj, rastet e tilla janë edhe të pritura edhe pse është një numër bukur i lartë i tyre.

Marr parasysh numrin e madh të të infektuarve, a mendoni se po bëhen teste të mjaftueshme në baza ditore?

Isme Humolli: Definitivisht se testet PCR është dashur të bëhet më tepër për shkak se tash edhe pozitivitetin e kemi diku rreth 50 për qind, për shkak se fokusi është te persona të cilët janë me dyshim të lartë me COVID-19 (sëmundja që e shkakton coronavirusi). Detyrimisht duhet të përfshihen në testim edhe kontaktet e para dhe të dyta, por është shumë e rëndësishëm të bëhet gjurmimi i tyre, për shkak se kemi një pasqyrë më të qartë të situatës epidemiologjike në Kosovë.

Sipas mendimit tuaj pse nuk po bëhen më shumë teste?

Isme Humolli: Po, me siguri se ka të bëjë me kapacitete aktuale të cilat i ka Instituti. Pavarësisht prej dëshirës shumë të madhe, ka filluar deri diku të kompletohet laboratori, por ende ka nevojë për pajisje të tjera. Nëse veç ju kujtohet deri vonë, Instituti ka bërë ekstraktimin e viruseve në mënyrë manuale dhe normalisht që dita i ka 24 orë, atyre ju duhej 28 orë për të bërë testimet e nevojshme në sasi të nevojshme. Por, besoj që për një kohë deri ka gushti është edhe pjesa tjetër e aparaturës e blerë me përkrahje të OBSH-së, dhe besoj që mandej do të lehtësohet puna edhe më tej.

A mendoi se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës po e mban situatën nën kontroll?

Isme Humolli: Kjo nuk është vetëm detyrë e Institutit që të mbajë situatën nën kontroll. Për t’u arritur një sukses në shëndetin publik, duhet pjesëmarrja e të gjithë neve. Në fillim të pandemisë, popullata ishte ajo e cila kontribuoi jashtëzakonisht shumë në mbajtjen e situatës nën kontroll. Por, më pas u liruam disi më tepër se sa që duhej, për shkak të numri të ulet të rasteve të cilat veç i kishim. Andaj kjo detyrë nuk është vetëm e Institutit, por është e të gjithë neve.

Instituti ka për obligim të bëjë testimin, të bëjë mbikëqyrjen dhe hulumtimin e rasteve dhe të bëjë komunikimin e riskut. Por, pjesa tjetër është e të gjithë neve. Duhet të gjithë të japim kontributin në këtë drejtim. Po e përsëris një fakt tjetër, është java e tretë e korrikut, shumë shpejt do të shkojë edhe gushti, vjen edhe shtatori ku fillon edhe sezona e gripit, së bashku me të fillon edhe viti akademik, viti shkollor, dhe mundësit për të pasur probleme edhe më të mëdha, ekzistojnë.

Po cili është vlerësimi juaj për punën e Instituti gjatë pandemisë?

Isme Humolli: Ne kemi bashkëpunim jashtëzakonisht të ngushtë, profesional me Institutin dhe mund të them që janë duke u përpjekur për të kryer punën me profesionalizëm të lartë, por deri te suksesi janë të dëshiruara edhe komponentë tjera, kapacitetet infrastrukturore dhe kapacitetet tjera. Çdo shtet i botës, që është me strategji të qartë për zhvillim, e ka prioritet shëndetin publik. Fatkeqësisht në Kosovë nuk është një dukuri e tillë. Punëtorët e shëndetit publik në vazhdimësi janë të rrezikuar, qoftë nga sëmundjet ngjitëse, qoftë nga faktorë tjerë dhe kur vjen fundi i muajit, kanë një pagë të njëjtë sa profesionistët tjerë. Mbi të gjitha, numri i tyre është jashtëzakonisht i ulët. Kështu që, Kosova duhet të mendojë të ngritë kriteret dhe standardet e veta, që të rrisë kualitetin e punës dhe njëkohësisht numrin e punëtorëve të shëndetit publik. Shëndeti publik duhet të ketë një vend të veçantë, duke e pasur parasysh rëndësinë që e ka sistemi shëndetësor i një vendi.

Qeveria e Kosovës, ka marrë disa masa shtesë me synimin për të parandaluar përhapjen e virusit, por kemi parë se ka rritje të numrit të rasteve. A duhet të ketë masa shtesë duke e pasur parasysh këtë rritje të numrit?

Isme Humolli: Kjo në fakt i përgjigjet natyrës së punës, për shkak se periudha e inkubacionit është 14 ditë, tashmë do të paraqiten simptomat dhe do të paraqiten personat që kanë pasur kontakt. Komuniteti fare nuk është ruajtur gjatë periudhës njëmujore, ndërkaq numri i lartë i rasteve do të vazhdojë edhe për një kohë.
Masa shtesë nuk duhet të ketë, e vetmja gjë që duhet të bëhet është që mos të dalim pa maska. Maska nuk kemi nevojë të vendosim kur jemi vetëm, por në momentin kur jemi me persona të tjerë dhe e dyta të bëhet distancimi fizik, siç e shohim nëpër kafiteri dhe restorante, numri i personave që qëndrojnë afër njëri-tjetrit është i madh. Këto janë ato masa që duhet të respektohen. E vetmja masë është kujdesi. /REL/

Previous Post

Eurostat: Shqiptarët të tretët të refuzuarit në botë për të hyrë në vendet e BE-së

Next Post

Lajçak takon Hysenin në Bruksel

albnews

albnews

Related Posts

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit
Albania

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Ministrat e Jashtëm të Britanisë dhe BE-së takohen në Londër pa rezultate konkrete mbi Ukrainën
Bota

Ministrat e Jashtëm të Britanisë dhe BE-së takohen në Londër pa rezultate konkrete mbi Ukrainën

14 May, 2025
Kina mundohet ta zgjerojë ndikimin përmes “Brezi dhe Rruga”, nismës i bashkohet edhe Kolumbia
Bota

Kina mundohet ta zgjerojë ndikimin përmes “Brezi dhe Rruga”, nismës i bashkohet edhe Kolumbia

14 May, 2025
Next Post
Lajçak takon Hysenin në Bruksel

Lajçak takon Hysenin në Bruksel

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Autoritetet gjermane arrestojnë tre të dyshuar si sabotatorë rusë

Autoritetet gjermane arrestojnë tre të dyshuar si sabotatorë rusë

14 May, 2025
PS arrin rekord në Fier, Zegjine Çaushi bëhet deputete

PS arrin rekord në Fier, Zegjine Çaushi bëhet deputete

14 May, 2025
Zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria e Përgjithshme: 87 kallëzime të regjistruara, 7 të arrestuar dhe 34 procedime penale

Zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria e Përgjithshme: 87 kallëzime të regjistruara, 7 të arrestuar dhe 34 procedime penale

14 May, 2025
Trump takohet me presidentin sirian Ahmad al Sharaa, ka pesë kërkesa për të

Trump takohet me presidentin sirian Ahmad al Sharaa, ka pesë kërkesa për të

14 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4699 shares
    Share 1880 Tweet 1175
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2392 shares
    Share 957 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1809 shares
    Share 724 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM