Covid-19, OBSH kundër modelit suedez

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Suedia është bërë model në botë për qasjen që ka marrë ndaj luftës me koronavirusin, por OBSH-ja paralajmëron se strategjia e shmangies së masave kufizuese për popullatën do të ishte fatale për shtresat e rrezikuara nëse do aplikohej në rang global.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vazhdon ta konsiderojë të rrezikshme strategjinë e imunitetit të turmës që vende si Suedia po zbatojnë për t’u përballur me Covid-19.

Sipas epidemiologëve, duke vaksinuar ose duke e ekspozuar shumicën e një popullate ndaj sëmundjes infektive, e bën atë rezistente ndaj një vale të dytë të infeksionit.

Në Evropë, kjo politikë po zbatohet prej Suedisë, duke i lënë hapur bar-restorantet, shkollat e palestrat, e duke ia lënë ndërgjegjes së gjithsecilit respektimin e apelit për qëndrimin në shtëpi, për distancim social dhe për ruajtjen e higjienës.

Vendi ka konfirmuar 26 mijë raste dhe mbi 3 mijë viktima nga koronavirusi, kryesisht të moshës mbi 70 vjeç, për të cilët autoritetet kanë pranuar se nuk u tregua kujdesi i duhur në fillimin e pandemisë.

Për OBSH-në, infektimi qëllimisht i njerëzve nuk është model që duhet ndjekur.

“Njerëzit nuk janë turma dhe mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm me idenë e infektimit natyral. Ai përdoret për vaksinat, jo për sëmundjet. Një vend nuk mund ta arrijë me magji imunitetin e turmës. Besoj se shtetet duhet ta vlerësojnë çdo pjesëtar të shoqërisë së vet, ta mbrojtur atë, ekonominë dhe çdo gjë tjetër,” deklaroi zyrtari i OBSH-së për emergjencat shëndetësore, Majkëll Rajan.

Anembane globit rastet me Covid-19 kanë kaluar shifrën 4 milionë ndërsa po shkon në 300 mijë numri i personave që kanë humbur jetën nga virusi.

OBSH-ja informon se është përshpejtuar puna për gjetjen e një vaksine, dhe fokusi është  të paktën 8 produkte eksperimentale që rezultojnë më efektivet në provat laboratorike.

Share This Article