Covid-19, Pekini izolon 21 milionë persona

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pekini tha sot se ka rivendosur kufizimet e karantinës për rreth 21 milionë njerëz mes frikave për valën e dytë të koronavirusit dhe përhapjes në rajone të tjera.

Në fillim të javës kryeqyteti kinez u detyrua të mbyllë shkollat, baret, restorantet dhe disa komplekse rezidenciale pas rritjes së numrit të infektimeve.

Rastet e reja u gjurmuan në tregun më të madh me shumicë të qytetit Xinfadi, i cili gjithashtu u mbyll, megjithse prej tij vjen rreth 80 përqind e mishit dhe perimeve të kryeqytetit.

Shifra e rasteve të reja në Pekin qëndron në 158. Kreu i qendrës së parandalimit të sëmundjeve në Pekin, Pang Xinghuo, tha: “Përhapja është në rritje. Duke marrë në konsideratë tregun e shumicës si epiqendër, ajo mund të rritet akoma.”

Ndërkohë zyrtarët kinezë përballen me detyrën gjigande të ndjekjes së personave që kanë vizituar tregun në Xinfadi.

Dje një gazetar i rrjetit AP raportonte se kishte qenë duke bërë foto pranë tregut në Xinfadi, pa u futur brenda. Por më vonë kishte marrë një telefonatë nga autoritetet vendore që i thanë se duhet të shkonte në një stadium aty pranë që shërben si qendër testimesh.

Gazetari tha se telefonuesi nuk e dinte emrin e tij por sistemet kompjuterike kishin bërë lidhjen mes numrit të tij të telefonit dhe vendndodhjes së afërt me tregun.

Share This Article