Covid-19, pesë persona rezultojnë të infektuar në Berat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Berati është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të rasteve të fundit të konfirmuar me koronavirus. Këtë të premte janë konfirmuar pesë raste të reja me Covid-19, duke e çuar në 10 numrin e të infektuarve në këtë qytet.

Rastet e reja janë familjarë të punonjëses së bashkisë të konfirmuar një ditë më parë, me koronavirus. Konkretisht të konfirmuar pozitiv me Covid-19 janë nëna, babai, motra, vëllai dhe vajza e saj.

Ndërkohë sot është konfirmuar dhe një tjetër rast i ri në Krujë, ndërkohë një ditë më parë numri i personave të infektuar në vendin tonë është 898 dhe 31 kanë humbur jetën.

Share This Article