Covid-19, pse fëmijët preken më rrallë?

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fëmijët preken më pak nga format e rënda të COVID-19, sepse hunda e tyre ka më shumë “nuhatje” për viruset, sesa ajo e të rriturve dhe është në gjendje të organizojë një përgjigje më të mirë imune të hershme për të kontrolluar infeksionin, sipas një studimi nga spitali universitar i Berlinit, i botuar në revistën Nature Biotechnology.

Për të rindërtuar reagimin e shkaktuar nga virusi SarsCoV2 në mukozën e hundës së fëmijëve dhe të rriturve, studiuesit gjermanë ekzaminuan tamponët e hundës të 45 pacientëve pozitivë, përfshirë 24 fëmijë (10 femra dhe 14 meshkuj me një moshë mesatare 9 vjeç) dhe i krahasuan me ato të 41 individëve të painfektuar, 23 të rritur dhe 18 fëmijë.

Duke analizuar gjenet e “ndezura” në qelizat e vetme të marra me tampon, u zbulua se në hundën e fëmijëve qelizat epiteliale dhe imune janë të pajisura me një numër më të madh receptorësh të ndjeshëm ndaj ARN-së virale.

Kjo bën që virusi SarsCoV2 të njihet në mënyrë më efikase, duke shkaktuar një përgjigje më të fortë imune të lindur.

Në tamponët e hundës së fëmijëve ekziston, gjithashtu, një prani më e madhe e qelizave T specifike, të përfshira në përgjigjen ndaj infeksioneve dhe të lidhura me zhvillimin e imunitetit afatgjatë./ATSH/

Share This Article