Covid-19, Rakacolli: Këtë javë vendosim nëse do të ketë masa shtesë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë sot në një komunikim me mediat dhe ka raportuar situatën e deritanishme.

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se java në vijim është një javë e rëndësishme për vlerësimin epidemilogjik në lidhje me treguesit dhe pastaj në bazë të shifrave do të vlerësohet efikasiteti i masave dhe në gjykimin se si do të vazhdojë gjendja.

Sa i përket situatës me pandeminë në vend, drejtoresha e ISHP, Albana Fico deklaroi se Shqipëria ka mesataren më të ulët sa I përket infektimeve për 100 mijë banorë.

Albana Fico: Atëherë sa i përket situatës epidemiologjike, incidenca dy-javore është 350 raste për 100 mijë banorë. Kjo shifër mbetet më e ulët se e rajonit, të cilat raportojnë 840 raste për 100 mijë banorë. Dhe më e ulët se mesatarja e BE, 510 raste për 100 mijë banorë.

Dy prefektuarat me incicenzë më të lartë vijojnë të jenë Tirana dhe Gjirokastra e pas tyre Lezha.

Sa i përket moshës të të infektuarve, Fico u shpreh se e prekur është grupmosha 55 – 64 vjeç, e ndjekur nga 65-75 vjeç.

Sipas drejtoreshës së ISHP, “Vihet re një qëndrueshmëri në spitalet COVID, por ka një rritje  të lehtë të personave që kanë nevojë për terapisë intensive. Përqindja e humbjeve të jetës vijon të jetë 2.1%”.

Share This Article