Covid-19, Rama: Vendi ynë infektime nën mesataren e rajonit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama u bëri apel sot qytetarëve të zbatojnë masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ndërsa theksoi se vendi ynë ka infektime nën mesataren e rajonit.

“Humbje jete nën mesataren e rajonit. Spitalet Covid asgjë mangët nga kudoqoftë tjetër nëpër Europë. Mjekë e infermierë të palodhur. Qeveri në krye të detyrës”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u bëri apel qytetarëve të mbajnë maskat, të ruajnë distancat dhe të mbrohen nga dezinformimi.

“Me besim dhe durim do ta kalojmë edhe këtë sprovë të jashtëzakonshme së bashku”, tha Rama.

Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë rezultojnë gjithsej 28 432 raste dhe janë kryer 153492 teste gjithsej. Të shëruar nga COVID-19 që prej fillimit të pandemisë janë 13 453 qytetarë dhe deri më tani fatkeqësisht e kanë humbur betejën me virusin 631 persona.

Rastet aktive në vendin tonë janë 14 348. Aktualisht në terapi intensive janë 14 qytetarë, 392 po marrin mjekim spitalor dhe 13 946 janë të vetizoluar në shtëpi.

Share This Article