Covid-19, rekord vdekjesh në Ukrainë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Ukrainë janë regjistruar në 24 orët e fundit 19 455 raste të reja të Covid-19 dhe 700 vdekje, një numër rekord, sipas Ministrisë ukrainase të Shëndetësisë.

Që nga fillimi i epidemisë, në vend janë konfirmuar 2 955 693 raste me Covid-19 dhe 68 727 persona kanë vdekur nga sëmundja.

Në ish-republikën sovjetike 10 453 650 persona kanë marrë të paktën një dozë vaksine kundër Covid-19 dhe 7 515 248 prej tyre kanë marrë dy doza të vaksinës

Ukraina ka një popullsi prej 42 milionë banorësh.

Share This Article