COVID-19 rrezikon negociatat post-Brexit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian po shqyrtojnë shtyrjen e raundit të dytë të negociatave për marrëdhënien e tyre post-Brexit, parashikuar javën e ardhshme në Londër, për shkak të koronavirusit, sipas disa burimeve.


“Diskutimet mbeten të parashikuara për javën e ardhshme, por ne duhet të vlerësojmë siuatën”, deklaroi një zëdhënës i kryeministrit britanik, Boris Johnson.


“Ne do të ndjekim këshillat e shkencëtarëve. Do të ketë një vendim të përbashkët Britani e Madhe-BE për të pare se si mund ta zhvillojmë këtë cikël negociatash”, sipas të njëjtit burim.


Një burim diplomatik në Bruksel konfirmoi se ekziston mundësia që ngociatat të anulohen. Ne do të shqyrtojmë për alternative”, deklaroi i njëjti burim.


Numri dy i qeverisë britanike, Michael Gove theksoi se bëhej fjalë për një çështje të hapur.


Brexit, hyrë në fuqi më 31 janar, ka hapur një periudhë tranzicioni deri në fund të vitit, gjatë të cilës Londra dhe Brukseli shpresojnë të krijojnë një marrëdhënie të re.


Negociatat kanë filluar në Bruksel më 2 mars, para një cikli të dytë negociatash, parashikuar javën e ardhshme në kryeqytetin britanik./ATSH/

Share This Article