COVID-19/ Shefja e FMN-së paralajmëron dëm ekonomik më të madh sesa kriza e vitit 2008

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar se ndikimi ekonomik i pandemisë koronavirus do të jetë më i keq se kriza financiare e vitit 2008.

“Kjo është një krizë si asnjë tjetër,” tha Kristalina Georgieva, drejtuese e FMN, duke folur në një konferencë të organizuar nga Organizata Botërore e Shëndetit të Premten.

“Asnjëherë në historinë e FMN-së ne nuk kemi dëshmuar një ndalim total të tillë të ekonomisë,” tha ajo. “Është shumë më keq sesa kriza globale financiare.” 

Ajo paralajmëroi që tregjet në zhvillim do të goditen më rëndë, si në aspektin ekonomik ashtu edhe në aspektin e ndikimeve shëndetësore të virusit.

Ne e dimë se në shumë vende sistemet shëndetësore janë të dobëta,” tha ajo. Njëkohësisht, ka pasur “gati 90 miliardë USD” rrjedhjes së kapitalit nga ekonomitë në zhvillim.

Ajo tha se FMN po mobilizon një “front lufte prej 1 trilion dollarësh që organizata do të përdorë” aq sa të jetë e nevojshme”.

“Asnjëherë nuk kemi parë një kërkesë kaq të madhe për financim urgjent,” shtoi ajo. Mbi 90 vende tashmë kanë kërkuar ndihmë nga FMN. “Kjo është, në jetën time, ora më e errët e njerëzimit.”

Share This Article