• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, August 23, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
OBSH: Mund të infektoheni dy herë me Covid-19

Covid-19 shkakton çrregullime në shëndetin mendor

by albnews
21 December, 2020
in Bota
0
29
VIEWS

Ndryshimet drastike në jetë si pasojë e COVID-19, tek shumë njerëz po manifestohen me çrregullime të shëndetit mendor. Dy specialiste në këtë fushë të mjekësisë që jetojnë dhe punojnë në qytetin e Nju Jorkut thonë se fëmijët dhe adoleshentët janë kategoritë që paguajnë çmimin më të shtrenjtë emocional në këtë pandemi.

Me psikiatren e fëmijëve dhe adoleshentëve, Dr. Zana Dobroshi dhe Këshilltaren e shëndetit mendor për fëmijë Ariana Brunçaj-Metalia bisedoi gazetari Burim Goxhuli.

Krahas rritjes së numrit të personave të infektuar dhe atyre që vdesin nga COVID-19, është shtuar edhe numri i njerëzve që po vuajnë çrregullime të shëndetit mendor.

Rreziku i vazhdueshëm nga sëmundja që shkaktoi vdekjen e të paktën 1.6 milionë njerëzve dhe mënyra e re e të jetuarit nën masa kufizuese po ndikon sidomos tek fëmijët dhe adoleshentët, thotë Ariana Brunçaj-Metalia, këshilltare e shëndetit mendor në qendrën mjekësore për fëmijë “Cohen” dhe qendrën e kujdesit urgjent “Behavioral” në Nju Jork.

“Po shohim më shumë fëmijë që po lëndojnë veten. Është shtuar numri i fëmijëve që shprehin mendime për vetëvrasje, fëmijë që kanë humbur interesimin në gjërat që më parë i gëzonin, mendime këto që është e vështirë të menaxhohen. Thjesht nuk kanë interesim të përfshihen në asgjë dhe që izolohen duke shmangur çdo mundësi për shoqërim. Po shohim njerëz që nga mendimet e këqija po u rritet ankthi dhe që kanë vështirësi për të fjetur që nga pranvera”, tha Brunçaj-Metalia, e cila është e angazhuar në departamentin e ndihmës urgjente të psikiatrisë në një spital të Nju Jorkut.

“Ankthi, depresioni dhe veprimet vetëvrasëse janë trefishuar tek fëmijët. Çdo ditë kemi të paktën dy fëmijë që tentojnë të vetëvriten”.

Dr. Zana Dobroshi punon në klinikën e psikiatrisë për fëmijë në spitalin Harlem të Nju Jorkut dhe është profesore e asociuar në Universitetin e Kolumbias. Mjekja Dobroshi, thotë se shëndeti mendor i fëmijëve varet nga ai i prindërve.

“Unë do t’i propozoja çdo prindi që të shkojë sipas rregullave të aeroplanit. Nëse fluturon dhe nëse nuk ka mjaftueshëm oksigjen, së pari vëre maskën për vete. Kjo do të thotë së pari kujdesu për veten. Nuk është vetjake nëse prindi kudjeset për veten. Ndonëse prindërit tanë, sidomos ata shqiptarë na kanë mësuar se sakrifica është virtyt, tani duhet kujdes”, thotë Dr. Dobroshi.

Specialistet e shëndetit mendor këshillojnë që prindërit të bisedojnë hapur me fëmijët, por gjithmonë duke u dhënë shpresë se pandemia po shkon drejt fundit.

“Ju mund të flisni hapur me ta për vështirësitë tuaja. Për shembull si e menaxhoni stresin dhe nervozizmin që ndjeni? Fëmijët tanë mësojnë shumë duke na parë ne. Duhet të jemi shembull për ta, duke u treguar se edhe ne ndihemi të zemëruar dhe se përballojmë këtë ndjenjë duke marrë pushim nga puna, përmes një shëtitjeje, duke bërë ushtrime ose duke biseduar me një mik. Hapini këto biseda sepse fëmijët ndihen më të sigurt të përdorin metodat që u shfaqim”, thotë Brunçaj-Metalia.

“Në qoftëse nuk ka diçka qesharake, bëni diçka qesharake, bëni humor dhe qeshni sa të mundeni. Qeshni me zor. Ne kemi grupe të qeshjes në spital. Njëri fillon qesh dhe gjithë grupi qeshin pastaj. Kështu qeshja fillon pa lidhje dhe bëhet me lidhje. Është veprim stimulues dhe krijon një atmosferë pozitive. Duhet të mbajmë në mend se gjithmonë duhet të jemi pozitivë, jo negativë. E nëse ka diçka negative duhet të marrim fëmijën dhe si një partner ta pyesim si ta rregullojmë këtë dhe çfarë duhet të bëjmë”, thotë Dr. Zana Dobroshi.

Brunçaj-Metalia shpreh shqetësimin se ndrotja që njerëzit ndjejnë për të kërkuar ndihmë kur bëhet fjalë për shëndertin mendor mund t’i dëmtojë ata më shumë.

“E shoh se shqiptarët kanë shumë vështirësi me stigmën që lidhet me shëndetin mendor, por shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa edhe shëndeti fizik. Madje ka një lidhje të fortë mes tyre. Gjumi dhe të ushqyerit janë të lidhura me shëndetin mendor. Shpresoj që shqiptarët të kenë më shumë biseda të tilla sepse nuk ka arsye për të qenë i turpëruar”, thotë ajo.

Specialistet e shëndetit mendor këshillojnë marrjen me aktivitete që përmirësojnë gjendjen emocionale, si duke dëgjuar muzikë, vizatuar, ose duke shikuar ndonjë film, por edhe duke krijuar një rutinë dhe disa rregulla./VOA/

Previous Post

Specialistja nga Londra me paralajmërim për Kosovën e Shqipërinë

Next Post

Videoja që u bë virale, e bashkoi të pastrehin me familjen e tij pas një dekade

albnews

albnews

Related Posts

Gjeneral i lartë shkarkohet pasi raportoi për dëmet në Iran, duke zemëruar Trumpin
Bota

Gjeneral i lartë shkarkohet pasi raportoi për dëmet në Iran, duke zemëruar Trumpin

23 August, 2025
Aeroplani spiun rus shfaqet pranë Alaskës – amerikanët ngritën në ajër F-16
Bota

Aeroplani spiun rus shfaqet pranë Alaskës – amerikanët ngritën në ajër F-16

22 August, 2025
Dokumentet e deklasifikuara amerikane/ Zbulohet biseda, një vit pas sulmeve ndaj Serbisë, Clinton ishte gati ta pranonte Rusinë në NATO. Premtimi për Putinin
Bota

Dokumentet e deklasifikuara amerikane/ Zbulohet biseda, një vit pas sulmeve ndaj Serbisë, Clinton ishte gati ta pranonte Rusinë në NATO. Premtimi për Putinin

22 August, 2025
Next Post
Videoja që u bë virale, e bashkoi të pastrehin me familjen e tij pas një dekade

Videoja që u bë virale, e bashkoi të pastrehin me familjen e tij pas një dekade

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

24 July, 2025
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
“Mendova se dikush po bënte shaka”, Granit Xhaka tregon se u telefonua nga pronari i Sunderlandit në orët e vona

“Mendova se dikush po bënte shaka”, Granit Xhaka tregon se u telefonua nga pronari i Sunderlandit në orët e vona

22 August, 2025
Pasionin apo të ardhurat? Degët e “IT” më të kërkuarat nga të rinjtë, lënë pas mjekësinë dhe ekonomikun

Pasionin apo të ardhurat? Degët e “IT” më të kërkuarat nga të rinjtë, lënë pas mjekësinë dhe ekonomikun

22 August, 2025
Denoncon Berisha: Narkoregjimi i Ramës ka marrë peng shtatoren e Ibrahim Rugovës, e mban në magazina prej 5 vitesh

Denoncon Berisha: Narkoregjimi i Ramës ka marrë peng shtatoren e Ibrahim Rugovës, e mban në magazina prej 5 vitesh

22 August, 2025
Aeroplani spiun rus shfaqet pranë Alaskës – amerikanët ngritën në ajër F-16

Aeroplani spiun rus shfaqet pranë Alaskës – amerikanët ngritën në ajër F-16

22 August, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5780 shares
    Share 2312 Tweet 1445
  • Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

    2950 shares
    Share 1180 Tweet 738
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2853 shares
    Share 1141 Tweet 713
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    2077 shares
    Share 831 Tweet 519
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1916 shares
    Share 766 Tweet 479
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM