Covid-19, spitalet e Kilit janë buzë kolapsit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sistemi shëndetësor i Kilit është “shumë afër limitit” ka thënë presidenti Sebastian Pinera të dielën, pasi numri i të infektuarve nga koronavirusi ka arritur afër 70.000.

Ministri i Shëndetësisë raportoi 3.709 raste të reja ditën e kaluar, duke çuar numrin e përgjithshëm në 69.102. Numri total i vdekjeve ka shkuar në 718, shkruan Reuters.

“Jemi shumë afër limitit sepse kemi rritje të nevojave për kujdesin mjekësor, për shtretër dhe ventilatorë në kujdesin intensiv “, tha Pinera gjatë një vizite në një spital në Santiago, i cili po trajton numrin më të madh të rasteve.

Më shumë se 1 mijë raste janë hospitalizuar për shkak të koronavirusit, ka deklaruar qeveria.

Share This Article