COVID-19 u merr jetën katër mësuesve amerikanë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një javë para fillimit të mësimit në SHBA, katër edukatorë në Broward County, Florida, kanë vdekur brenda rreth 24 orëve nga komplikimet e lidhura me COVID-19, thanë zyrtarët e arsimit lokal.

Tre mësues dhe një asistent mësimdhënës vdiqën nga ndërlikimet e lidhura me coronavirusit brenda hapësirës midis të hënës në mbrëmje dhe mëngjesit të së mërkurës, tha presidentja e Unionit të Mësuesve Broward, Anna Fusco.

Të paktën tre nga edukatorët nuk ishin të vaksinuar, tha Fusco. Statusi i vaksinimit të të katërtit nuk dihet.

Shkollat Publike të Qarkut Broward kanë pasur 138 punonjës që kanë rezultuar pozitivë për COVID-19 që nga 1 gushti, sipas sistemit shkollor, i cili u përditësua të enjten.

Mësimi është pvrcaktuar të fillojnë javën e ardhshme, sipas kalendarit të shkollës gjersa distrikti shkollor po përdor fonde për të stimuluar stafin për t’u vaksinuar. 

Share This Article