Covid-19 ulë mbi 80% të fitimeve në Volkswagen

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fitimi operativ i gjigantit të automjeteve Volkswagen Group me qendër në Gjermani shënoi rënie të ndjeshme me 81.4 % në 904 milionë euro (1 miliard dollarë) ndër vite në tremujorin e parë të vitit 2020, për shkak të ndikimit të COVID-19 ndaj ekonomisë.

”Porositë e klientëve të grupit ranë me 23% në 2 milionë njësi ndërsa prodhimi i automjeteve ra me 24.8 % në 1.99 milionë njësi dhe shitja e automjeteve me 25 % në 1.94 milionë njësi”, njoftoi gjiganti i automjeteve.

Të ardhurat nga shitjet e grupit, i cili është pronar i disa markave përfshirë Audi, Seat, Skoda, Bentley, Bugatti, Lamborghini, Porsche, Ducati, Scania dhe Man, ranë në 8.3 % në 55 miliardë euro në periudhën janar-mars, nga 60 miliardë euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjithashtu është regjistruar rënie edhe tek numri i personelit të grupit me 0.2 për qind nga 671.200 në 670.000 për të njëjtën periudhë.

“Pandemia globale e COVID-19 ndikoi ndjeshëm në biznesin tonë në tremujorin e parë”, tha Frank Witter, shefi financiar i grupit.

“Ne kemi ndërmarrë një numër kundërmasash për të ulur kostot dhe për të siguruar likuiditetin dhe vazhdojmë të pozicionohemi fuqishëm në aspektin financiar”, shtoi Witter.

Share This Article