Covid-19, vdes 28-vjeçari shqiptar në Itali

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 28 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Trento të Italisë. Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar i identifikuar si Lucjan Elezi është gjetur i vdekur në shtëpi, pasi ishte infektuar nga koronavirusi.

28-vjeçari ishte në pritje për të bërë tamponin e dytë për të vërtetuar nëse ishte shëruar plotësisht, shkruan Abcnews.

Dhjetë ditë më parë ai kishte shkuar në spital pasi rezultoi i infektuar me Covid-19. Pas përmirësimit ai shkoi në shtëpi ku do të qëndronte i izoluar. Në testin e parë i riu doli negativ, ndërsa ishte në pritje të testit të dytë për të vërtetuar nëse ishte shëruar plotësisht.

Për momentin shkaku zyrtar i vdekjesdyshohet të jetë bërë një emboli pulmonare. Ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e plota.

Mediat fqinje shkruajnë se për vite me radhë ai banonte në Val di Fassa dhe kishte punuar së pari në sektorin e ndërtimtarisë.

Share This Article