Covid-19, vetizolimi në Mal të Zi 21 ditë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trupi koordinues kombëtar për sëmundje infektive (TKK) i Malit të Zu solli vendim me të cilin vetizolimi për kontaktet e të infektuarve nga koronavirusi zgjatë 21 ditë, njoftojnë mediumet malazeze.

Siç theksohet, TKK, me propozim të Institutit për shëndet publik të Malit të Zi, vendosi t’i ndryshojë urdhrat e Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me karantinën dhe vetizolimin e personave për të cilët ishin ose supozohet se janë në kontakt me persona të infektuar me koronavirus, kumtoi Qeveria e Malit të Zi.

Në kumtesën e TKK-së theksohet se vetizolimi deri në rikuperim, të paktën 21 ditë, u është caktuar atyre personave të cilët janë pozitivë në koronavirus, kanë simptoma të lehta ose nuk kanë aspak simptoma.

Share This Article