Covid drejt “zhdukjes” në Shqipëri

 572,241 total views,  2 views today

Për herë të parë të shtruarit në spital nga Tirana janë më pak në numër se ata në rrethe. E teksa shtrimet në spital janë drejt zerimit, vetëm një qytetar nga Tirana po merr trajtim spitalor.

Edhe pse kryeqyteti ka afro 120 raste pozitiv aktiv. Ajo që bie në sy është se Durrësi, i cili ka 5 raste aktivë pozitiv me Covid, 2 prej tyre janë të shtruar në spitalin Covid 3.

Megjithatë përballë mbërritjes së fluksit të turistëve në Shqipëri dhe rrezikut të shfaqjes së mutacioneve të tjera, Komiteti Teknik i Ekspertëve rekomandoi dozën 4 për popullatën mbi 60 vjeç dhe të sëmurit kronikë.