Covidi i merr jetën presidentit të televizionit Fax News, Kasem Hysenbelliu

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Fax News është ndarë nga jeta në moshën 59 vjeçare mëngjesin e kësaj të shtune, 5 dhjetor 2020.

Kasem Hysenbelliu prej ditësh ishte duke u kuruar prej Covid-19, ndërsa pak ditë më parë gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.

Hysenbelliu prej vitesh ishte angazhuar në drejtimin e mediave, e dy vite më parë u bë themeluesi televizionin Fax News.

Më parë  Hysenbelliu ka qenë administrator i News 24, duke dhënë një kontribut të çmuar në lirinë e medias, por dhe duke ofruar informacionin e duhur për publikun

Po ashtu Hysenbelliu ka qenë dhe administrator i gazetës “Panorama”, në atë kohë me tirazhin më të lartë në vend

Hysenbelliu do të mbahet mend për komunikimin dhe bashkëpunimin jo vetëm me gazetarët por me të gjithë stafin dhe personat e angazhuar në media.

Stafi i RTV Ora dhe Ora News shprehin ngushëllimet për familjarët, miqtë dhe të afërmit e tij.

Share This Article