Ç’po ndodh në dhomat e pushtetit kinez? Të dielën shpallen shtatë të “plotfuqishmit” që do drejtojnë vendin

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Chinese President Xi Jinping attends the opening ceremony of the 20th National Congress of the Communist Party of China, at the Great Hall of the People in Beijing, China October 16, 2022. REUTERS/Thomas Peter

Më shumë se 2030 delegatët që kishin mbushur ambientet e strukturës që mirëpriste Kongresin e 20-të të Partisë Komuniste kineze, dëgjuan në një fjalim relativisht të shkurtër, rreth dy orë, liderin e partisë dhe njëkohësisht të vendit, Xi Jinping, i cili foli për një shumëllojshmëri gjërash, nga strategjia shumë e kritikuar e COVID-19 dhe politikën ndaj Tajvanit, por jo për drejtimin e ardhshëm politik  të partisë,  dhe figurat që do ta përfaqësojnë atë në pesëvjeçarin e ardhshëm.

Nën tonet e qeta të liderit, fshihet në fakt një luftë e brendshme që sipas analistëve po zhvillohet me dyer të mbyllura edhe në ditët e Kongresit.

Pika kryesore është përcaktimi i emrave që do të përbëjnë Komitetin Qendror, shtatë vende që sipas burimeve mund të shkojnë deri në nëntë pas punimeve të Kongresit, si dhe 25 vendet e Byrosë Politike.

Formësimi i Komitetit Qendror do të thotë shumë edhe për drejtimin që Xi Jinping mendon për gjigantin aziatik. Deri më tani, shtatë postet më të rëndësishme të politikës kineze kanë qenë rezultat i ekuilibrave midis rrymave të ndryshme në parti, por Xi Jinping i sigurt për mandatin e tretë dhe me gjasa me fuqi edhe më të shtuar pas Kongresit, mund të ndryshojë edhe këtë traditë.

Sinjalet janë të qarta. Në Byronë Politike, mbështetësit e tij më të zjarrtë kaluan në një dekadë nga rreth 20% gjatë mandatit të parë, në 60% të mandatit të dytë, dhe mendohet që tani të jenë pothuajse 90%.    

Aq i sigurt ndihet Xi, aq sa ai mund të vendosë ngritjen në Komitetin Qendror të një figure aspak të dashur si Li Qiang, kreu i Partisë në Shangai që ishte objektivi i protestave të shumta për menaxhimin e tij të pandemisë, me politikën e “zero infektimeve” që ka detyruar izolimin e metropolit për pothuajse 2 vite.

Duke cilësuar si të paprekshëm miqtë e ngushtë të Xi, “ideologun” Wang Huning dhe figurën kryesore të fushatës antikorrupsion, Zhao Leji, figura të reja mund të dalin në horizont, si të besuarit e tij Ding Xuexiang, Li Xi dhe Chen Min’er.

Hyrja e tyre mund të shkaktojë daljen nga Komiteti i kryeministrit Li Keqiang, që cilësohet si një rival i mundshëm i Xi. Për të balancuar disi pjesën më reformiste të partisë, posti i Li Keqiang mund të merret nga Wang Yang.

Sido që të jetë, politika e Kinës pas Kongresit të 20-të pritet të jetë gjithmonë e më agresive, në veçanti ndaj Tajvanit dhe Uashingtonit, në një përplasje ku nuk përjashtohet edhe mundësia e një konflikti.

Share This Article