CR7 dhe një autogol nuk i mjaftojnë United, pëson humbje në shtëpi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nuk mbarojnë surprizat në javën e parë të Premier League. Pas barazimit të Liverpool me Foulham, një tjetër ekip pretendent të paktën në teori dhe histori dështoi, për më shumë përballë publikut të tij.

As një Cristiano Ronaldo i volitshëm, debutimi i danezit Eriksen dhe një autogol i kundërshtarëve i mjaftoi Manchester United të trajnerit ter Stegen që të shmangë humbjen turpëruese 1-2 ndaj Brighton and Hove Albion në Old Trafford.

Pjesa e parë ishte shokuese për Red Devils, me një ekip modest si Brighton që kalon në avantazh të dyfishtë në pak minuta me Gross, në minutat 30 dhe 39.

Në pjesën e dytë, Manchester me një Cristiano Ronaldo që hyn në fushë duket më kërkues, por goli i vetëm vjen nga një autogol i portierit kundërshtar.

Ndërkohë, Leicester dhe Brendford barazojnë 2-2, ku kujtojmë se për ekipin mik ndodhej në stol portieri i Kombëtares tonë, Thomas Strakosha.

Share This Article