ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Venezuela thotë se Trump dëshiron naftën e saj. Por a është ky rasti? 1 minute ago
“Pse të kalosh ti i pari dhe jo unë?!”/ 15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë 6 minutes ago
Përqendrimi ushtarak amerikan në Karaibe ka hijet e së kaluarës – por dallimet janë të mëdha 17 minutes ago
Duka i Marlborough akuzohet për mbytje 19 minutes ago
Holanda për herë të parë ka më shumë të moshuar sesa të rinj 26 minutes ago
Next
Prev
Home Sports

Crawford tërhiqet nga boksi, si legjendë e vërtetë

albnews by albnews
17 December, 2025
in Sports
0
Crawford tërhiqet nga boksi, si legjendë e vërtetë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kampioni i pesë kategorive të ndryshme, Terence Crawford, ka njoftuar se po tërhiqet nga boksi.

Njoftimi erdhi vetëm tre muaj pasi Crawford u bë boksieri i vetëm që i fitoi të gjithë titujt e mëdhenj në tri kategori të ndryshme. Ai këtë e arriti duke e mposhtur Canelo Alvarezin për unifikim të titujve në kategorinë super të mesme, në shtator.

RelatedPosts

FIFA The Best: Dembélé shpallet lojtari më i mirë

Pas dasmës së motrës Myrto Uzuni në ‘vështërsi financiare’, ‘i kërkon’ Rey Manajt 1 milion euro

GOLAT/ Chelsea shmang turpin, fiton 1-3 në fund kundër Cardiff dhe kualifikohet për në gjysmëfinalet e Carabao Cup

Crawford shkroi se po “largohet si më i madhi dhe pa lënë asgjë tjetër për të dëshmuar”.

“Po largohem nga gara, jo për shkak se nuk mund të boksoj më, por për shkak se kam fituar një betejë ndryshe. Atë që të mundëson të largohesh me kushtet e tua”, ka thënë Crawford në kanalin e tij në “Youtube”.

“Kjo nuk është lamtumirë. Është fundi i një lufte dhe fillimi i një tjetre. I kam dhënë këtij sporti çdo frymë që kisha. Çdo plagë, çdo triumf, çdo grimcë të zemrës. Kam bërë paqe me atë që do të vijë tutje. Dhe tani është koha. Faleminderit!”, ka shtuar amerikani.

38-vjeçari tërhiqet me bilancin 42:0. 31 prej fitoreve i arriti me nokaut. Pos në kategorinë super të mesme, ai ishte kampion i padiskutueshëm edhe në kategorinë uelter. E kishte mposhtur Errol Spence Jr. me nokaut në korrik 2023. Ishte fitues i të gjithë katër brezave të mëdhenj njëkohësisht edhe në kategorinë super të lehtë, kur e mposhti me ndërprerje Julius Indongon në gusht të vitit 2017.

Amerikani Crawford ka mbajtur 18 tituj të botës në pesë kategori të ndryshme peshe. Dhe tani largohet si legjendë e vërtetë e ringut.

“Kam kaluar gjithë jetën duke kërkuar diçka. Jo breza kampioni, jo para, jo kryetituj. Por atë ndjenjë, atë që bota dyshon në ty dhe t’i vazhdon të dëshmohesh dhe t’i bindësh të gjithë se kanë gabuar”, ka thënë Crawford.

Ai nuk ia doli të kualifikohet në Lojërat Olimpike të vitit 2008 dhe nisi karrierën profesionale. Në fillim nuk ishte vlerësuar shumë, por kjo ndryshoi ndërkohë.

“Ky sport më dha gjithçka. Kam luftuar për familjen time, për qytetin. Kam luftuar për fëmijën që isha. Për fëmijën që nuk kishte asgjë pos një ëndrre dhe një palë dorezave. Dhe i kam shkuar deri në fund”, ka theksuar Crawford.

Marrë nga ESPN

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Venezuela thotë se Trump dëshiron naftën e saj. Por a është ky rasti?

Venezuela thotë se Trump dëshiron naftën e saj. Por a është ky rasti?

17 December, 2025
“Pse të kalosh ti i pari dhe jo unë?!”/ 15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

“Pse të kalosh ti i pari dhe jo unë?!”/ 15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

17 December, 2025
Përqendrimi ushtarak amerikan në Karaibe ka hijet e së kaluarës – por dallimet janë të mëdha

Përqendrimi ushtarak amerikan në Karaibe ka hijet e së kaluarës – por dallimet janë të mëdha

17 December, 2025
Duka i Marlborough akuzohet për mbytje

Duka i Marlborough akuzohet për mbytje

17 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result