Cristiano ritakohet me makthin e tij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Cristiano Ronaldo do të ritakohet me një nga “armiqtë” e tij. Bëhet fjalë për arbitrin meksikan Cesar Ramos, që do të gjykojë ndeshjen Portugali-Zvicër, 4 vite e gjysmë pasi pati një përballje të ashpër me yllin portugez, në Botërorin “Rusi 2018”.

Atëherë, në ndeshjen e 1/8-ve mes Portugalisë dhe Uruguait, ku portugezët u mposhtën 2-1, Cristiano humbi durimin me arbitrin pas një faulli ndaj Ricardo Quaresma dhe protestoi ashpër ndaj tij, duke i bërtitur në fytyrë. Rrjedhimisht, u ndëshkua me karton të verdhë dhe fotografia e atij çasti bëri xhiron e botës.

Në televizionet e vendit të tij, Ramos e tregoi kështu episodin: “Numri 7, kapiteni, vjen drejt meje me vrull dhe i inatosur. Nis e bërtet duke më thënë që ishte faull dhe duhet ta jepja. Arbitri nuk duhet të ketë frikë në fushë. Ishte një ndeshje shumë dinamike dhe e rëndësishme, nuk kishim dhënë asnjë karton të verdhë. Imagjinoni, një ndeshje Uruguai-Portugali pa kartona”.

Mbetet për t’u parë se si do të jetë përballja e radhës Cristiano-Ramos.

Share This Article