Djali i superyllit portugez postoi një foto në Instagram me Lamborghini-n e tij të bardhë Urus S, duke shkruar “Makina ime e parë”.
Cristiano Ronaldo Jr., djali i madh i superyllit portugez, duket se po ndjek hapat e të atit kur bëhet fjalë për makinat luksoze dhe të shpejta. Dhe ai po e bën këtë në një moshë shumë të re. Vetëm 15 vjeç, Ronaldo i vogël mori makinën e tij të parë, siç njoftoi në llogarinë e tij personale në Instagram, duke postuar një foto të tij duke pozuar para një Lamborghini Urus S të bardhë verbues. Mesazhi që shoqëroi postimin ishte lakonik: “Makina e parë”. Ndryshe nga babai i tij, i cili bleu një Audi S3 si makinën e tij të parë kur luante për Manchester United, Cristiano Junior po fillon me një model që sigurisht nuk kalon pa u vënë re.
“Trashëgimia” nga babai
Ky model i veçantë Urus S, i cili u lançua në fillimin e vitit 2025, besohet të jetë një nga shumë makinat luksoze në pronësi të babait të tij, Cristiano Ronaldo dhe ai vendosi t’ia dhuronte të birit si një surprizë të madhe. Vlera e këtij modelit është veçanërisht e lartë, pasi tre vjet më parë fillonte nga 265,000 euro dhe ka një motor V8 me dy turbo, të aftë të shfrytëzojë 650 kuaj fuqi. Ky SUV i egër, me peshë 2.3 ton, arrin nga 0 në 100 km/orë në vetëm 3.5 sekonda dhe mund të arrijë 305 km/orë si shpejtësi maksimale.

Kufizime për drejtimin e automjetit
Natyrisht, një automjet i tillë është “i tepërt” për një 15-vjeçar. Megjithatë, Ronaldo i ri do të duhet të presë për ta shijuar plotësisht, pasi në Arabinë Saudite, ku banon familja, mosha ligjore për të marrë një patentë të plotë drejtimi është 18 vjeç.
Megjithatë, sipas ligjit të vendit, Cristiano Ronaldo Jr. do të jetë në gjendje të fillojë të drejtojë automjetin që nga mosha 17 vjeç me një leje të përkohshme drejtimi, e cila vendos kufizime dhe, sigurisht, mbikëqyrjen e një të rrituri, me sa duket babait të tij të famshëm.
 
															
 
                                

