Cristiano Ronaldo nuk dëshiron të lëvizë nga Juventusi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ronaldo do ta respektojë kontratën me Juventusin.

Cristiano Ronaldo, që aktualisht po synon ta kalojë Ciro Immobile në garën për Këpucën e Artë në Itali, raportohet se ka vendosur të qëndrojë në Juventus.

Tuttosport shkruan se Ronaldo nuk do të përfshihet në thashethemet për një interesim të Paris Saint-Germain dhe objektiv ka të thyejë rekordin e katërt me fanellën e Zonjës së Vjetër.

Portugezi, që arriti në Torino për 117 milionë euro në vitin 2018 nga Real Madridi, nuk e ka ndërmend të lëvizë nga Juventusi, të paktën deri në vitin 2022, kur t’i skadojë kontrata me Zonjën e Vjetër, ani pse u raportua ditë më parë se CR7 mund të provojë një aventurë të re.

Ronaldo ka shënuar këtë edicion 28 gola në 28 ndeshje në Serie A, lojtari i parë i Juventusit që pas 60 vitesh shënojë të paktën 25 gola në një sezon në Serie A.

Ronaldo ka shënuar 32 gola këtë edicion në të gjitha garat, duke barazuar rekordin e Del Pieros, derisa objektivi është të thyejë rekordin prej 36 golave të shënuar në një sezon për Zonjën e Vjetër dhe të mbyllë atë golashënuesi më i mirë në histori të Juves. 

Share This Article