Cristiano Ronaldo pozitiv me Covid-19: foto e fundit trondit Portugalinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Juventus humb Cristiano Ronaldon. Kampioni portugezi, në fakt, ka rezultuar pozitiv me Covid-19 pas një testi të kryer në grumbullimin e Portugalisë në prag të sfidës së të mërkurës në Nations League kundër Suedisë. Në një komunikatë të Federatës portugeze është bërë e ditur se CR7 “është mirë, është pa simptoma dhe është vendosur në izolim”.

“Si pasojë e rastit të pozitivitetit, lojtarët e tjerë kanë kryer teste të reja këtë të martë në mëngjes, të gjithë me rezultat negativ, e janë në dispozicion të teknikut Fernando Santos për stërvitjen e pasdites, në Cidade do Futebol” saktëson komunikata. Frika më e madhe ka qenë pas fotos së fundit të publikuar nga CR7, në një tavolinë me shokët e ekipit të kombëtares luzitane.

https://www.instagram.com/p/CGQYn4QgpeS/?utm_source=ig_web_copy_link
Share This Article