Cristiano Ronaldo vijon të shkruajë historinë në futboll.
Sulmuesi i Manchester United, me golin që shënoi në humbjen 3-1 të skuadrës së tij ndaj Arsenalit, bëhet i vetmi lojtar në histori që ka shënuar të paktën 100 gola në kampionatin anglez dhe 100 gola në atë spanjoll.
Gjithashtu, ylli portugez bëhet futbollisti i katërt që shënon 100 gola në Premier League për Manchester United, duke iu bashkuar legjendave si Ryan Giggs, Paul Scholes dhe Wayne Rooney.