CSKA-ja ofron 10 milionë euro për Muriqin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

E ardhmja e sulmuesit shqiptar, Vedat Muriqi, mund të jetë në Rusi. CSKA-ja e Moskës ka hyrë në garë serioze për sulmuesin e Lazios dhe është gati të shpenzojë para për shtatlartin e Kosovës. “Il Messaggero” ka raportuar të shtunën se po synohet huazimi i Muriqit me detyrim blerjeje në qershor.

Rusët mund të shpenzojnë 2.5 milionë euro në këtë afat kalimtar, dhe 8 milionë euro tjera pas gjashtë muajsh, me totalin e rreth 10 milionë eurove. Për Muriqin u raportua se ka skuadra nga elita e futbollit të Turqisë dhe Anglisë që janë interesuar për shërbimet e tij.

Muriqi te Lazio në edicionin aktual e ka vetëm një asistim në 14 ndeshje në të gjitha garat.

Share This Article