Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi kanë mbërritur mesditën e sotme në Presidencë, për të marrë “bekimin” e Metës.
Dy emrat e rinj të kabinetit Rama do të betohen sot para Presidentit të Republikës dhe më pas do të marrin drejtimin e ministrive përkatëse. Pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, kryeministri Rama ka emëruar Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm dhe Milva Ekonomin si ministër Bujqësie.
Sapo zyra e Ramës i dërgoi dje paradite Presidentit emrat e dy ministrave të rinj, Meta i dekretoi ata menjëherë duke bërë që dhe Parlamenti t’i votonte dy anëtarët e rinj të kabinetit po dje.
Sot, me t’u betuar te Meta, dy socialistët shkojnë në zyrat e tyre të reja.