ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv 4 hours ago
Kelmendi kërkon të lirohet nga posti i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit 4 hours ago
Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta? 5 hours ago
Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026 5 hours ago
Shumë vetëvrasje në Shqipëri, në janar – nëntor 2025, 104 raste 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Çuçi: Nuk ka zhvillim pa krim!

albnews by albnews
9 September, 2022
in Albania
0
Çuçi: Nuk ka zhvillim pa krim!
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pas shkarkimit rrufe që Qeveria i bëri  Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nanos, po del pak nga pak në dritë, “hija” që Rama ka mbyllur brenda Ministrisë së Brendshme, që deri më sot e ka fshehur me mjeshtëri, pas profesionistëve të vërtetë të Policisë, pamundësinë e tij profesionale, pazotësinë në drejtim, cektësinë e vizionit për të luftuar krimin dhe rikhyer rendin në vend: Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi!

I ftuar në debat në emisionin “Top Story” të Sokol Ballës, Blendi Çuçi lëshoi një “sentencë” filozofike që me sa duket po e drejtoka në misionin e tij: Vrasje do të ketë gjithmonë, nuk ka zhvillim pa krim, nuk është zhvilluar asnjë vend i botës!!!

RelatedPosts

Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv

Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026

Shumë vetëvrasje në Shqipëri, në janar – nëntor 2025, 104 raste

Kjo frazë tronditëse për çdo qytetar të këtij vendi që ëndërron përparimin, u pasua edhe nga një deklaratë me dy tehe e Çuçit të Brendshëm. Ai gjeti më në fund një arsye për “të bindur” opinionin pse u shkarkua vetëm Gledis Nano dhe pse ai duhet të vazhdonte të qendronte në post: Gledis Nano nuk tregoi lidership, nuk arriti – sipas tij, – të bëntë ristrukturimin e Policisë Kriminale, kurse unë, ministri vetë, arrita të përmbushja partneritetin me homologët!

NDIQNI PAK NGA INTERVISTA:

Sokol Balla: Z. Ministër, ngjarjet e rendit publik, shifrat kanë rëndësi, perceptimi ka rëndësi, por ndonjëherë edhe një vrasje teke të krijon probleme…

Bledi Çuçi: Po pra, dëgjo! Vrasje do të ketë gjithmonë, thamë, nuk ka zhvillim pa krim, nuk është zhvilluar asnjë vend i botës. Mua më vjen shumë mirë  që z. Kulluri përmendi faktin që siguria që lidhet kryesisht me krimin delikuent, do ta quanim kështu, është një shkallë shumë të mirë në Shqipëri. Nuk po ua jap unë statistikën. Kur të dalim shikoni Eurostatin sepse ka një klasifikim të të gjithë Europës dhe Shqipëria është një nga vendet që ka rekordet më të mira për këtë natyrë krimi. Dhe kjo është e vërtetë.

Për krimin e organizuar pa diskutim këtu duhet ndaluar e duhet të flasim si shoqëri, pa diskutim agjencitë, Ministri i Brendshëm, qeveria, Prokuroria, gjykata etj por unë mbetem gjithmonë me zgjidhje nëpërmjet krijimit të sistemeve.

Pak më parë diskutuam për objektivat e parealizuara të ish-Drejtorit të Përgjithshëm dhe një nga objektivat ishte mungesa e lidershipit për të çuar përpara reformën në Policinë Kriminale, në strukturimin e Policisë Kriminale.

Ne sot kemi në Polici Kriminale që është në mënyrë kapilare e shtrirë deri në nivel komisariati poshtë në qytete, po çfarë mund të luftosh ti krimin e organizuar?! Dihet që krimi i organizuar është i përqendruar në Tiranë, Durrës, në Elbasan, që gjithsesi vjen në Tiranë gjithë ai krim, Vlora vjen në Tiranë. Vetëm Shkodra ka një natyrë, një specifikë më lokale pastaj gjithë, gjithë krimi i organizuar përqendrohet në Tiranë.

Dhe këtij realiteti duhet t’i përgjigjemi me një sistem të ri, me një organizim të ri të Policisë Kriminale. Se nuk mund të vazhdojmë me një sistem e organizim që ka qenë këtu e …tani nuk di të them kur është organizuar, por të paktën 30 vjet ka me këtë organizim në mënyrë kapilare në gjithë komisaritatet dhe forcat duhen përqendruar e duhen ngritur ekipe që synojnë banda e grupe të caktuara dhe kjo nuk është tipike shqiptare. Ky është model që e përdorin të gjitha vendet perëndimore për të luftuar krimin e organizuar. Kjo është një.”

https://video.syri.net/upload/videos/2022/09/LDJdJ3F4n82TiP4qxXcA_09_54cfa46b8e0965636fd342b3213a5be9_video_720p_converted.mp4

“E këto janë punët që mund të bëjë ministri”

“E dyta është partneriteti me agjencitë partnere të luftës kundër kriminalitetit. Sot nuk mund të bësh asnjë ndjekje penale, asnjë hetim po nuk pate një partner. Dhe unë i kam vënë shumë rëndësi kësaj dhe këto janë punët që mund të bëjë ministri, duke krijuar partneritete  pothuajse me të gjitha vendet europiane sot për të luftuar krimin e organizuar.

Dhe ne sot kemi operacione të përbashkëta hetimi dhe hetime të përbashkëta, dy momente të ndryshme, që nga Spanja deri në Britani, përfshi Italinë, Greqinë, Kosovën, Maqedoninë, Gjermaninë dhe vetëm në 2021-in deri në mars 2022 kemi pasur shtatë operacione të përbëshkëta për kultivim dhe trafikim të drogës, dy për terrorizëm, dy për pastrim parash dhe tre për trafik klandestinësh.

Këto janë shumë të rëndësishme, nuk luftohet krimi i organizuar po nuk pate partner. Nuk e kap dot kurrë ti ngarkesën e drogës që shkon në Amsterdam, Roterdam, Durrës në Spanjë, në Itali, ku të duash ti po nuk pate informacionin nga burimi.

Këto janë dy shtyllat që unë i kam vënë shumë rëndësi për të organizuar luftën kundër krimit të organizuar kështu që mendoj dhe mungesa e lidershipit për të çuar përpara këtë gjë, sidomos te e para, ke reformimi i Policisë Kriminale, pa diskutim ka qenë një handikap”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv

Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv

22 December, 2025
Kelmendi kërkon të lirohet nga posti i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit

Kelmendi kërkon të lirohet nga posti i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit

22 December, 2025
Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

22 December, 2025
Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026

Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026

22 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result