Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, është tallur me Ukrainën pas telefonatës mes Donald Trump dhe Vladimir Putin.
Sipas mediave të huaja, Medvedev, një aleat kyç i Putinit, i cili është gjithashtu nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha se biseda tregoi se vetëm Moska dhe Uashingtoni janë “në dhomën e ngrënies”.
Më pas ai foli për meny: “Meze të lehta – lakër Brukseli, peshk dhe patate të skuqura britanike dhe gjel Parisi. Pjata kryesore është një kotëletë e stilit Kiev. Shijoni vaktin tuaj!”
Kujtojmë se përdorimi nga Medvedev i drejtshkrimit rus të Kievit në postimin e tij në rrjetin ‘X’ është i qëllimshëm. “Kiev” tani është i lidhur me Rusifikimin e Ukrainës.
Në vitet e fundit dhe veçanërisht që nga pushtimi i plotë i Ukrainës në vitin 2022, qeveritë e huaja, botimet dhe aeroportet kanë kaluar në drejtshkrimin ukrainas të Kievit.