Ministria e Brendshme nuk do ti tolerojë më qytetarët, që lëvizin pa leje gjatë orës policore.
Në ditën e parë të orës policore, u lëshuan 74 paralajmërime dhe u ndaluan 18 qytetarë.
Disa nga të ndalurit kundërshtuan paralajmërimin e policisë, të tjerët kanë pasur edhe armë.
Çulev kërkon ndalesa e lëvizjes në vend se nga ora 21 të fillojë nga ora 18 dhe të zgjasë deri në ora 06:00 të mëngjesit.
Përjashtim nga ora policore bëjnë rastet urgjente mjekësore, blerja e ilaçeve në barnatore, por për këtë duhet të tregoni dokumentacion mjekësor. Me leje të veçanta mund të shkoni në punë nëse jeni në turnin e natës, siç janë shpërndarësit, furrtarët. Autobusët e fundit të NPT do të lëvizin mes orës 19 dhe 20 ndërsa autobusi i parë pas orës 6 të mëngjesit./Alsat/
Ora policore:
Përjashtime: rastet urgjente mjekësore, blerja e ilaçeve në barnatore me dokumentacion mjekësor
Përjashtime për profesione: policia, armata, personeli mjekësor, punonjës nëpër kompani private me leje të posaçme.