Cunami një metër e gjysmë godet bregdetin italian

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një cunami ka ndodhur në ishullin Stromboli në Itali, duke shkaktuar një valë cunami rreth një metër e gjysmë të lartë. Cunami u shkaktua nga një shkëputje e lavës së vullkanit. Alarmet ranë në ishull, por sipas hetimeve të para nga Mbrojtja Civile, nuk raportohet për dëme.

Cunami ndodhi dje rreth orës 16:20, kur një shkëputje nga rrjedha e lavës së vullkanit Stromboli ka gjeneruar një valë cunami 1.5 metër.

“Në ishull sirenat hynë në veprim për të lajmëruar popullatën. Nga kontrollet e kryera nuk u raportua asnjë dëmtim në njerëz apo sende. Departamenti do të vazhdojë të ndjekë evoluimin e ngjarjes në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet lokale dhe Ingv”, thuhet në njoftimin e mbrojtjes civile italiane.

Share This Article