Një nga gazetat më të mëdha britanike Sunday Express, në një intervistë të zhvilluar me Profesorin e Kriminologjisë Ervin Karamuço ka pasqyruar shqetësimin e tij për emigracionin e paligjshëm drejt Anglisë.
Profesor Karamuço ka bërë një apel policisë angleze për të forcuar dhe koordinuar më shumë strategjinë parandaluese me policinë shqiptare, kundër trafikimit të paligjshëm. Midis të tjerash ai ka deklaruar se modeli i ” Çunave të Londrës” që pasurohen shpejt dhe kanë sukses në aktivitet kriminal, po kthehet në skulpturë në Shqipëri.
Ka me qindra video në rrjetet sociale ku publikohen makina luksoze, aksesorë të shtrenjtë, veshje firmato të cilat kanë për qëllim të joshin të rinjtë në Shqipëri që ti bashkohen aktivitetit kriminal në Britani. Krahas emigrantëve të ligjshëm që jetojnë me punë të ndershme, aktiviteti propagandistik i grupeve kriminale po e dëmton shumë imazhin e Shqipërisë dhe po cënon sigurinë publike në të dyja vendet.
Videot e fundit të publikuara në tik tok janë një alarm i madh që duhet të ma shqetësojë të gjithëve, për të mbrojtur rininë tonë nga ofertat e rrezikshme që i ofrohen, u shpreh Karamuço.