Çupi: Agim Kajmaku shkeli Dekriminalizimin, duhet të shkarkohet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi ka reaguar sot në lidhje me kryetarin e bashkisë Vorë, Agim Kajmakun duke i kërkuar kryeministri Edi Rama shkarkimin e tij.

Në një deklaratë për mediat Çupi i kërkoi kryeministri Rama që të mos mbrojë Kajmakun por ta shkarkojë atë.

“Edi Rama duhet ta kishte shkarkuar Agim Kajmakun që në momentin, kur prokuroria verifikoi zyrtarisht se ai kishte shkelur ligjin e dekriminalizimit, duke fshehur krimin për të cilin ishte arrestuar dhe ishte në kërkim në Greqi dhe në kërkim europian deri pak kohë më parë”, deklaroi sot, ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi.

Çupi tha se Agim Kajmaku fshehu me qëllim arrestimin e tij në Greqi disa vjet më parë me emrin Jorgo Toto.

Share This Article