Cybertruck i blinduar, a është vërtetë kjo veturë rezistente ndaj plumbave të kalibrave të ndryshëm?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Furgoni Cybertruck prej kohësh është një prej veturave më të përfolura, për shkak të inovacionit por edhe dizajnit.

Por a është Cybertruck një veturë e blinduar që u reziston plumbave në rast të ndonjë sulmi?

Videoja e postuar më poshtë tregon në detaje se për çfarë bëhet fjalë, transmeton Telegrafi.

Aty shihet autori i videos i cili kishte me vete armë të zjarrit të kalibrit të ndryshëm, me të cilat shtiu mbi derën e Cybertruck.

Gjatë të shtënave me revole të kalibrit të vogël, dera e Cybertruck ishte e papërshkueshme dhe dukej se pasagjerët mund të ndihen të sigurtë në rast të ndonjë sulmi me armë të tilla.

Megjithatë siguria e tyre vihet në pikëpyetje kur bëhet fjalë për pushkët e kalibrit të madh, që gjatë të shtënave pa ndonjë problem përshkojnë derën e Cybertruck.

Share This Article