Daçiç: Qeveria shqiptare të kërkojë falje për deklaratat e Cakajt

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç ka kërkuar nga Shqipëria që të kërkojë falje publike për deklaratat e ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj.

Sipas Daçiçit, Cakaj akuzon Serbinë se ka një histori kriminale dhe se politikanët e atëhershëm dhe anëtarët e grupeve paramilitare janë “në ballë të Serbisë së sotme”, raporton Telegrafi serb.

“Ky është një falsifikim i ngjarjeve në Kosovë, dhe për këtë arsye pres faljen e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë”, ka thënë Daçiç teksa ka përmendur deklaratat e Cakajt.

Kreu i diplomacisë serbe ka thënë se këto deklarata të ministrit Cakaj nuk kontribuojnë në fqinjësinë e mirë në mes Beogradit dhe Tiranës, dhe sipas tij janë plotësisht në kundërshtim me përpjekjet e udhëheqësve të Serbisë për përmirësimin e raporteve me Shqipërinë.

Sipas tij deklarata të tilla ndikojnë edhe në stabilitetin e gjithë rajonit.

Share This Article