Daçiq: Serbia e ka pezulluar fushatën e çnjohjeve për Kosovën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se është pezulluar fushata për çnjohjen e Kosovës, pasi sipas tij “Prishtina gjithashtu është zotuar të mos bëjë fushatë për njohje dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, shkruan të dielen gazeta serbe, “Blic”.

Daçiqi, në intervistë për numrin e së dieles të kësaj gazete, ka thënë se marrëveshja Kosovë-Serbi është ende larg.

Ai e ka përsëritur qëndrimin se korrigjimi i kufijve është “e vetmja mundësi reale” për zgjidhjen e problemit me Kosovën.

“Fakti se Gjermania është kundër asaj zgjidhje nuk duhet që të ndikojë që të tërhiqemi”, ka thënë ai.

Daçiq ka shtuar se do të nënshkruajë një marrëveshje me Prishtinën, nëse kjo është në interes të Serbisë dhe popullit në Kosovë.

Share This Article