Daçiq: SHBA-ja e ka prioritet dialogun Kosovë – Serbi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, pas takimeve me zyrtarë të lartë amerikanë në Uashington, ka thënë se atje janë të interesuar në gjetjen e një zgjidhjeje për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Daçiq ka thënë se kjo çështje në mesin e top prioriteteve të politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Me gjithë këtë, ne presim angazhim edhe më të madh të Shteteve të Bashkuara në të ardhmen, në mënyrë që të bëjnë presion për heqjen e taksës dhe vazhdimin e dialogut”, ka thënë Daçiq për mediat serbe.

Share This Article