Daddy Yankee tërhiqet nga muzika, për t’iu përkushtuar fesë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këngëtari Daddy Yankee ka njoftuar se do të heqë dorë nga muzika për t’ia kushtuar jetën fesë.

Ylli, i njohur për hitet e top-listave në Mbretërinë e Bashkuar si “Despacito” dhe “Gasolina”, ua zbuloi lajmin fansave në shfaqjen e fundit të turneut të tij botëror ‘La Última Vuelta’ (Hera e Fundit).

“Të jetosh një jetë të suksesshme nuk është njësoj si të jetosh një jetë me qëllim”, tha reperi 46-vjeçar para publikut.

Për një kohë të gjatë u përpoqa të mbushja një zbrazëti…që askush nuk mund ta mbushte”, shtoi ai, duke thënë se besimi e kishte shpëtuar. 

“Kjo është arsyeja pse sonte njoha dhe nuk kam turp t’i them botës se Jezusi jeton në mua dhe se unë do të jetoj për të.”- tha ai.

Yankee, i lindur si Ramón Luis Ayala Rodríguez, ka qenë një nga ambasadorët më të mëdhenj të zhanreve, duke shënuar hite ndërkombëtare me hite sensuale si “Barrio Fino”, “Con Calma” dhe “Rompe”.

Share This Article