Daily Herald/ ‘Ja çfarë kam bërë herën e parë kur erdha në Angli më 1910…’ Intervista me Aleksandër Moisiun në Londër

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 15 Mars 2025

“Daily Herald” ka botuar, të shtunën e 24 majit 1930, në faqen n°7, intervistën ekskluzive asokohe me Aleksandër Moisiun në Londër, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Burimi : Daily Herald, e shtunë, 24 maj 1930, faqe n°7
Burimi : Daily Herald, e shtunë, 24 maj 1930, faqe n°7

Zoti Moisi, aktori i njohur gjermano-italian, i cili do të shfaqet në “The Living Corpse — Kufomën e Gjallë” dhe më pas në “Hamletin” në Teatrin Globe, mbërriti dje në Londër.

Hera e parë që erdha në Angli — ishte romantike ! tha ai për “Daily Herald”.

Ishte viti 1910. Unë isha një italian, banoja në Gjermani. Unë do të martohesha. Por ishte shumë e ndërlikuar — kaq shumë dokumente : kaq shumë burokraci ! Pra, zonja që tani është gruaja ime dhe unë — u vendosëm në heshtje në Londër dhe u martuam këtu.

Herën e fundit që isha në Londër kishte të bënte me punën time — kështu që ishte gjithashtu romantike. Erdha për të parë “Journey’s End — Fundi i Udhëtimit”, sepse do të luaja Stanhope në Gjermani dhe Austri.

Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/daily-herald-1930-ja-cfare-kam-bere-heren-e-pare-kur-erdha-ne-angli-me-1910-intervista-me-aleksander-moisiun-ne-londer/

Share This Article