Connect with us

Albania

Daily Mail nuk kursehet, lidhjet familjare të trafikantëve të drogës Hoxhosmani

Published

on

Në një artikull të gjatë dhe të detajuar, tabloidi britanik Daily Mail hedh dritë mbi arrestimet e fundit në Shqipëri në lidhje me një grup trafikantësh të kokainës të përmasave ndërkombëtare, në qendër të të cilit ndodhen dy vëllezër shqiptarë, njëri prej tyre i lidhur familjarisht me ish-ministreshën shqiptare të Integrimit Europian, Majlinda Bregu. Daily Mail e përmend hapur, pa asnjë hezitim Majlinda Bregun, si vjehrra e Klevis Hoxhosmanit, një prej të dyshuarve kryesorë në këtë rrjet.

Nuk kursehen detajet mbi pasurinë, lidhjet dhe jetën luksoze të çiftit, duke theksuar mungesën e skrupujve në përmendjen e emrit të një figure politike shqiptare, ndryshe nga vetë media jonë që shpesh tregohet e përmbajtur apo selektive në raste të ngjashme.

Përkthimi i artikullit të Daily Mail: Shqiptar i pasur, pronar i disa bizneseve në Mbretërinë e Bashkuar, akuzohet për një skemë trafiku kokaine prej 355 milionë paundësh: dhëndri i një politikaneje glamur arrestohet nga policia së bashku me vëllain e tij.

Një shqiptar i pasur me një sërë biznesesh në Britani dhe një vjehërr politikane magjepsëse është arrestuar së bashku me vëllain e tij, pasi akuzohen se janë përfshirë në një komplot për trafikimin e kokainës në vlerë prej 335 milionë paundësh.

Advertisement

Klevis Hoxhosmani, 37 vjeç, dhe vëllai i tij 42-vjeçar, Artur, u arrestuan të shtunën nga skuadra e krimit të organizuar në Shqipëri për përfshirjen e dyshuar në një operacion për të trafikuar sasi të mëdha të drogës nga Amerika Latine drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së.

Hoxhosmani është në një lidhje me Kejda Ajazin, vajza e Majlinda Bregut, 51 vjeç, ish-ministre shqiptare për Integrimin Europian, e cila u tërhoq nga parlamenti në vitin 2017 dhe aktualisht punon për organizatën Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal. Çifti i ri njihet gjerësisht në Shqipëri për mënyrën sesi ekspozojnë jetën e tyre luksoze në rrjetet sociale, përfshirë udhëtime të shpeshta në Londër, Dubai dhe Monako, ku së fundmi janë filmuar të veshur me rroba firmato duke zbritur nga një supermakinë.

Video më poshtë…

Advertisement

Arrestimi i Hoxhosmanit ka ndezur spekulime në Shqipëri mbi burimin real të pasurisë së çiftit, një çështje që ka ngritur interes edhe për oficerët e SPAK-ut, që po mbikëqyrin hetimin që çoi në arrestimin e tij.

Prokurorët shqiptarë pretendojnë se Hoxhosmani dhe vëllai i tij janë pjesë e një grupi të madh ndërkombëtar të krimit të organizuar me të paktën nëntë anëtarë të tjerë. Banda akuzohet për trafikim droge nga Kolumbia apo Ekuadori, më pas transportimi përmes detit dhe tokës drejt Britanisë.

Ata pretendojnë se qëndrojnë pas një sasie prej 250 kilogramësh kokainë që u sekuestrua në Francë në prill të vitit 2020 – e dyshuar se ishte në rrugë për në Britani.

Mesazhe të shkëmbyera përmes një platforme të enkriptuar të quajtur Sky/ECC zbulojnë se anëtarët e grupit reaguan të alarmuar kur kuptuan se droga ishte kapur.

Advertisement

Hoxhosmani ka lidhje të ngushta me Britaninë, ku dokumentet e regjistrit të bizneseve Companies House e lidhin me tre kompani me qendër në Bournemouth.

Ai ka qenë drejtor i kompanisë “Crystal Hand Car Wash”, e krijuar në vitin 2013 dhe e mbyllur në 2015. Ka qenë gjithashtu drejtor i “Barrack Road Tyres”, një servis gomash në Christchurch që tani ka pronar të ri. Aktualisht, ai është drejtor i “Opa Coffee Limited”, me adresë në një dyqan bosh pranë parkut Central Gardens në qendër të qytetit Bournemouth.

Ai ka precedent penal në Britani, pasi në vitin 2014 pranoi fajësinë për një sulm ndaj një gruaje në Ferndown, për çka u dënua me urdhër shërbimi komunitar dhe u urdhërua të paguante 60 paund dëmshpërblim.

Vëllai i tij, Artur, ka qenë pronar i një lavazhi tjetër në Ferndown, ku së fundmi dy burra, një afgan dhe një irakian u arrestuan për shkelje të kushteve të lirimit me kusht.

Advertisement

Sipas prokurorëve, banda e drogës siguronte kokainën në Kolumbi apo Ekuador. Ajo transportohej në konteinerë detarë drejt porteve të mëdha europiane si Antwerp në Belgjikë apo Rotterdam në Holandë. Prej andej, përmes rrugëve tokësore shkonte në Francë dhe më pas përmes Tunelit të Kanalit në Britani.

Prokurorët thanë se droga ishte fshehur në paleta druri, kuti me banane apo thasë me kakao, ndërsa disa herë ishte në ngarkesa me lëndë drusore. Grupi përdorte pseudonime dhe bënte pagesa përmes sistemit të transferimeve informale Hawala, që funksionon nëpërmjet ndërmjetësve të besuar.

Prokurorët Altin Dumani dhe Adnand Xholi deklaruan: “Struktura organizative e këtij grupi kriminal, me lidhje në disa kontinente dhe me 16 anëtarë të identifikuar deri tani, dëshmon nivelin e lartë të sofistikimit të grupeve kriminale shqiptare, kapacitetet dhe depërtimin e tyre në tregjet kriminale ndërkombëtare.”

Ata përshkruan bandën si “hierarkike”, me drejtuesit që jo vetëm porositnin dhe financonin dërgesat e drogës, por edhe mbikëqyrnin rrugëtimin e saj përmes Europës, përpara se bashkëpunëtorët në vendet e destinacionit, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, ta shpërndanin te shpërndarësit lokalë.

Advertisement

Anëtarë të bandës ndodheshin në Britani, vende të ndryshme të BE-së, Dubai dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe sipas prokurorëve, ata ndihmoheshin nga “punonjës dogane dhe personel portual”.

Një nga anëtarët e dyshuar, Erion Alibej, është duke bashkëpunuar me prokurorët. Në gjykatë ai pohoi se një bashkëpunëtor i tyre u rrah në Londër pasi humbi 50 kg kokainë.

Oficerët e SPAK kanë sekuestruar një jaht luksoz dhe një flotë makinash që përfshijnë një Mercedes Benz AMG G63, një Volkswagen Golf 7 dhe një Volkswagen Sharan.

Po ashtu janë sekuestruar dy orë të shtrenjta, 16 telefona celularë, 19 karta bankare dhe tre pistoleta me karikatorë e fishekë.

Advertisement

Ata dolën në gjykatë një ditë më vonë, ku gjyqtari Erion Bani pranoi kërkesën e prokurorisë për t’i lënë në burg deri në gjykim.

Dy persona të tjerë, Elidon Skëndaj dhe Ilir Lloshi, janë ende në kërkim nga policia.

Prokurorët shqiptarë thanë se hetimi i tyre është ndihmuar nga policia në Mbretërinë e Bashkuar dhe në BE.
“Kjo hetim i suksesshëm i drejtuar nga SPAK është rezultat i drejtpërdrejtë i bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, veçanërisht me EUROPOL-in, EUROJUST-in, agjencitë e vendeve anëtare të BE-së, si dhe agjencitë partnere të zbatimit të ligjit në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat ofruan mbështetje përmes analizës së thelluar të të dhënave dhe koordinimit të efektshëm ndërkombëtar të policisë,” thuhet në deklaratë.

“Kjo informacion ka qenë kyç për identifikimin e veprave të rënda penale, të dyshuarve dhe për përcaktimin e rolit të tyre në këtë grup të strukturuar kriminal.”/ Daily Mail

Advertisement
Continue Reading

Albania

Shqipëria “kampione” e rritjes së çmimeve

Published

on

By

Tryeza e festave edhe këtë vit do t’i kushtojë shtrenjtë familjeve shqiptare, pasi çmimet e shportës, por jo vetëm, vijojnë të rriten. Produktet bazë ushqimore, që përbëjnë edhe pjesën më të madhe të shpenzimeve mujore, po bëhen gjithnjë e më pak të përballueshme për një pjesë të madhe të qytetarëve.

Shqipëria, nga vendi më i varfër tre dekada më parë, është transformuar në vendin më të shtrenjtë në rajon për të jetuar. Një realitet që reflektohet drejtpërdrejt në konsum, në zakonet e blerjes dhe në mirëqenien e familjeve shqiptare. Kjo vjen në të njëjtën kohë kur Shqipëria, sipas FMN, mbetet ende një nga vendet me fuqinë blerëse për individ më të ulët në Evropë dhe Ballkan.

Çmimet e larta janë çështja më shqetësuese ekonomike e shqiptarëve sipas rezultateve të Barometrit të Ballkanit 2025, të publikuar së fundmi nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal. Sipas Barometrit, 72 për qind e shqiptarëve e konsiderojnë rritjen e çmimeve si problemin kryesor, duke e renditur vendin tonë në vendin e dytë në rajon, pas Kosovës, ku për 77% të qytetarëve çmimet janë një problem shqetësues.

Iu rikthyem disa tregjeve në kryeqytet, të cilat i kishim vizituar tre vite më parë, për të krahasuar çmimet dhe për të parë nga afër se si ka ndryshuar situata. Diferencat janë të dukshme, ndërsa rritja e çmimeve ndihet pothuajse në çdo produkt.

Advertisement

Seli, tregtare prej vitesh, thotë se produktet që vijojnë të rriten janë perimet si kastraveci dhe domatja, që variojnë nga 200–240 lekë për kilogram. Një vit më parë, produktet e njëjta të serrave që prodhohen në vend ishin rreth 180–200 lekë për kilogram.

“Në janar çmimet do të rriten edhe më shumë, sepse mbarojnë produktet e serrave dhe hyn vetëm importi”, thotë Seli, duke shtuar se kjo situatë po e vështirëson edhe më shumë punën e tregtarëve të vegjël.

Me këto çmime edhe ne nuk presim të shesim shumë, duke e parë nga këndvështrimi i familjares tanimë e jo i tregtares, thotë ajo me shqetësim, ndërsa pranon se edhe vetë blen më pak për familjen e saj.

Advertisement

Edhe pse Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar disa herë se po i mbikëqyr çmimet, kjo nuk e ka ndaluar abuzimin. Situata ka sjellë edhe penalizime për subjektet që kanë shkelur ligjin.

“Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur gjashtë ndërmarrje grumbulluese për bashkërendim të çmimeve në dëm të fermerëve. Autoriteti thekson se pas një hetimi që zgjati gati dy vite dhe përfshiu disa qarqe të vendit, Komisioni i Konkurrencës konstatoi praktika të ndaluara që kishin shtrembëruar konkurrencën, kishin diktuar çmimet e blerjes si dhe kishin rënduar pozitat negociuese të fermerëve,” shprehet ky institucion.

Sipas Artan Gjergjit, ekspert ekonomik, fenomeni i rritjes së çmimeve është kompleks dhe ndikohet nga disa faktorë njëkohësisht.

Advertisement

“Duke qenë se jemi një vend i cili mbi 80% të transaksioneve import-eksport i ka me vendet e BE-së, padyshim që jemi të ekspozuar edhe ndaj ndikimit që ka inflacioni në këto tregje,” shpjegon ai.

Megjithatë, ajo që e bën paradoksale këtë fenomen është fakti se, edhe pse prej muajsh në Shqipëri vlera e euros është në pikën më të ulët, kjo nuk reflektohet në çmimet që shohim tek produktet. Madje, importi vijon të hyjë me çmime të shtuara, duke mos sjellë asnjë lehtësim për konsumatorët.

Një tjetër komponent është mungesa e konkurrencës në tregje të caktuara, e sidomos në sektorin e tregtisë, përfshirë mallrat ushqimore, thotë Gjergji, duke theksuar se kjo situatë favorizon rritjen artificiale të çmimeve.

Advertisement

Por mungesa e vijueshme e produkteve vendase mbetet faktori më madhor, që prej vitesh po dëmton ekonominë dhe po rrit varësinë nga importi. Sipas Barometrit, në vitin 2025 rritja e çmimeve dhe inflacioni vazhdojnë të kryesojnë listën e shqetësimeve publike, të përmendura nga 66% e të anketuarve.

Një vit më parë, indeksi i publikuar nga “Mercer” e rendiste Tiranën në vendin e 103-të në botë, duke kryesuar si qyteti më i shtrenjtë për të jetuar në rajon. Elementet e marra në shqyrtim ishin strehimi dhe ushqimet, dy zëra që rëndojnë më shumë buxhetin familjar.

Për familjet shqiptare, ushqimi mbetet një nga shpenzimet më të mëdha mujore dhe një barrë gjithnjë e më e vështirë për t’u përballuar.

Advertisement

Adileja është kryefamiljare dhe tregon se sa shpenzon në pazar:

“Blej gjithmonë sasi të vogla, vetëm për konsum ditor, që të mos më prishen, kryesisht perime; fruta më pak, sepse janë shumë të shtrenjta. Këto kohë kam blerë portokalle, se janë 100 lekë kilogrami. Me 5000 lekë thuajse nuk blen dot as për 2~3 ditë produkte bazë.”

Eksperti Gjergji thotë se ky lloj kursimi i detyruar redukton ndjeshëm mirëqenien.

Advertisement

“Reduktojnë në mënyrë drastike mirëqenien e individëve, pasi me të njëjtën sasi parash në dispozicion nuk mund të blejnë të njëjtën sasi mallrash dhe detyrohen të heqin dorë nga cilësia,” shprehet ai.

Të dhënat e INSTAT për muajin shtator 2025 tregojnë se Indeksi i Çmimeve të Konsumit u rrit me rreth 2.4% krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, duke reflektuar një rritje të përgjithshme të kostos së jetesës për familjet shqiptare, dhe kjo përkthehet edhe në çmime më të larta, sa më shumë i afrohemi fundvitit.

Rritje të vazhdueshme që prej vitit 2019 ka pasur edhe bulmeti dhe nënproduktet e tij, ku rritjen më të madhe e ka djathi. Një kilogram djathë nga baxhot e Sarandës një vit më parë kushtonte 1200 lekë, ndërsa sot varion nga 1400~1500 lekë për kilogram.

Advertisement

Produktet e mishit po ashtu janë shtrenjtuar ndjeshëm. Mishi i viçit dhe ai i qingjit konsiderohen më të shtrenjtit, ku nga 1000~1100 lekë tanimë kushtojnë 1300~1500 lekë për kilogram. Mishi kryesisht po importohet, për shkak se blegtoria çdo vit njeh rënie shumë të ndjeshme.

Edhe këtë vit Shqipëria vijon të jetë “kampione” e rritjes së çmimeve, krahasimisht jo vetëm me vendet e rajonit, por edhe me vende europiane si Greqia dhe Italia. Faturat e fundvitit po u rëndojnë xhepat qytetarëve, të cilët, në vend që të mendojnë për të festuar, duhet të mendojnë për paratë e shpenzuara për tryezën festive.

Në shumë familje, blerjet po kufizohen vetëm në minimumin e domosdoshëm, ndërsa konsumi vijon të bjerë ndjeshëm.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë

Published

on

By

Dinamo ka fituar Superkupën e Shqipërisë, pasi mundi 3-1 Egnatian në finalen e luajtur në “Air Albania”. Rrogozhinasit e nisën shumë mirë takimin, duke gjetur golin e avantazhit që në minutën e 9-të me anë të Flamur Ruçit, i cili duke përfituar nga një moskuptim mes tyre i mbrojtësve të Dinamos, mposht Aldo Teqja dhe dërgon topin në rrjetë.

“Blutë” reagojnë direkt dhe i afrohen shumë golit të barazimit në minutën e 11-të, por goditja e Karamba Gassama ndalet nga shtylla. Në minutën e 15-të, Dinamo pretendon për penallti, pasi topi i goditur nga Gassama preket me dorë nga Fernando, por për arbitrin kryesor të finales, Enea Jorgji ishte çdo gjë “ok” dhe loja vijoi normalisht.

Në minutat në vijim, të dyja ekipet patën mundësitë e tyre, por pjesa e parë mbyllet 1-0 për Egnatian.

Pjesa e dytë foli e gjitha për Dinamon. “Blutë” përmbysën shifrat për 5 minuta. Fillimisht, Dejvi Bregu duke përfituar nga një top i kthyer mbrpasht gabim nga Eljon Sota, e dërgoi atë në rrjetë.

Advertisement

Në minutën e 59-të, Nani shënoi golin e përmbysjes për Dinamon, pasi u tregua i vëmendshëm në zonë, ku dërgoi në rrjetë topin e kthyer mbrapsht nga pritja e Dajsinanit pas goditjes së Bernard Berishës. Pavarësisht zëvendësimeve të kryera nga Edlir Tetova, rrogozhinasit nuk arritën dot të barazonin shifrat. Goli i tretë për “Blutë” që vulosi përfundimisht fitoren erdhi në minutën e fundit shtesë nga Klevi Qefalija.

Continue Reading

Albania

Shpërthim i fuqishëm në Shkodër, vdes 55-vjeçari

Published

on

By


Shpërthim në hyrjen e një pallati në Perash në Shkodër. Një person ende i paidentifikuar dyshohet se ka humbur jetën.

Fillimisht u raportuar për shpërthimin e boksit elektrik në hyrje të pallatit, por pas veprimeve të para ka rezultuar lëndë plasëse.

Policia në vendngjarje ka nisur hetimet ndërsa punonjësit e OSHEE kanë konfirmuar se shpërthimi nuk ka ardhur nga boksi elektrik.

Advertisement

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:10, në lagjen “Manush Alimani”, në hyrjen e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer paneli i matësave të energjisë elektrike.

Si pasojë u dëmtua një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 55 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.

Advertisement

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e rrethanave, identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën dhe për përcaktimin e shkakut të shpërthimit të matësave elektrikë. 

Continue Reading

Live ALBUK TV

Albania19 hours ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

UK18 hours ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania3 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Sports17 hours ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK3 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania19 hours ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania1 day ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

UK1 day ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Albania1 day ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Albania1 day ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

Kosova11 hours ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Bota1 day ago

Përplasjet kufitare Taxhikistan-Taleban: Çfarë fshihet pas tyre, pse ndikojnë në Kinë?

UK23 hours ago

Spitalet paralajmëruan se kriza e kujdesit në fund të jetës kërcënon trajtimin

UK23 hours ago

Titujt e gazetave në UK

UK23 hours ago

Disidenti egjiptian kërkon falje për tweets, ndërsa konservatorët kërkojnë dëbim nga Mbretëria e Bashkuar

Trending