Daily Mail: Si mori pasaportën britanike Arsim Murati, i dënuar për grabitje në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 46-vjeçar i dënuar në mungesë për grabitje në Shqipëri ka arritur të marrë pasaportë dhe leje qëndrimi në Britani.

Daily Mail shkruan se në nëntor 1997, Asim Murtati, me katër persona të tjerë i zunë pritë një furgoni ku pasi qëlluan me armë grabitën të gjithë udhëtarët.

Ai u arratis dhe u dënua në mungesë me 11 vjet burg. Në vitin 2009 pas arrestimit u deportua në Shqipëri për të vuajtur dënimin. Gjashtë vjet më vonë, ai u kthye në Britani ku rinovoi pasaportën e vjetër si kosovar i ikur nga lufta dhe regjistroi një biznes me identitetin e rremë, të cilin më pas e kaloi në emrin e tij të vërtetë.

Home Office tashmë ka anuluar pasaportën e shqiptarit i cili e ka hedhur në gjyq këtë vendim.

Share This Article