Daku dhe Muja po, Roshi jo. Zbulohet plani i Silvinjos për ndeshjen e sotme ndaj Çekisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka grumbulluar 25 lojtarë për dy ndeshjet ndaj Çekisë dhe Polonisë. Por kjo do të thotë se në ditën e ndeshjeve, dy prej këtyre lojtarëve do të qëndrojnë në tribunë, pasi vetëm 23 futbollistë përfshihen në protokoll. Për ndeshjen e parë, “gjysma” e telashit në një farë mënyre është zgjidhur nga gjendja gripale e Qazim Laçit.

Mesfushori ka qëndruar në Shqipëri dhe shpresohet të rikuperohet për sfidën e dytë ndaj Polonisë, Sa i përket emrit të dytë që do të qëndrojë në tribunë, Silvinjo ka zgjedhur që ai të jetë Odise Roshi, siç publikohet në listat e UEFA-s për ndeshjen në fjalë.

Roshi, një nga veteranët e kombëtares kuqezi, nuk ka pasur hapësira në ndeshjet e mëparshme me teknikun brazilian dhe për të ky grumbullim ishte mënyra për t’u prezantuar me Silvinjon. Por me sa duket pikërisht ai do të jetë mungesa e ndeshjes së parë ndaj çekëve duke parë takimin nga tribuna, ku ndërkohë do të kenë vend në ekip dy prurjet më të reja të kuqezinjve, Mirlind Daku dhe Arbnor Muja.

Share This Article