ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Çfarë mund ta bëjë Putinin, që të ndalojë luftën në Ukrainë? 59 minutes ago
Kosovës i lirohen 205 milionë euro nga BE-ja, në fillim të vitit të ardhshëm 1 hour ago
Berisha: Ergys Agasi ka marrë dy qytetarë peng për llogari të Ramës dhe familjes së tij 2 hours ago
BE i heq masat Kosovës, Rama ndërhyn teksa Osmani po jepte lajmin 2 hours ago
David dhe Victoria Beckham të dëshpëruar: Djali i tyre vendos të heqë mbiemrin Beckham dhe të marrë atë të gruas 2 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Dalibor Jevtiq: Formimi i qeverisë së Kosovës i pamundur pa Listën Serbe

albnews by albnews
8 October, 2019
in Kosova
0
Dalibor Jevtiq: Formimi i qeverisë së Kosovës i pamundur pa Listën Serbe
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nënkryetari i Listës Serbe Dalibor Jevtiq tha sot se pa bisedime me Listën Serbe, e cila fitoi të gjitha 10 vendet me mandat serb, është e pamundur të formohet Qeveria e re e Kosovës.

Ai në një intervistë për RTS tha se është shumë e rëndësishme që Lista Serbe fitoi të gjitha 10 vendet, pasi nuk i lë hapësirë askujt prej liderëve shqiptarë që të ‘tregtojnë’ me interesat e popullit serb në Kosovë.

“Kjo është arsyeja pse ishte e rëndësishme për ne të fitojmë me një përqindje të madhe,” tha Jevtiq.

RelatedPosts

BE heq masat ndaj Kosovës, Von Der Leyen: 216 milionë euro ndihmë financiare për vendin

Kosovës i lirohen 205 milionë euro nga BE-ja, në fillim të vitit të ardhshëm

BE i heq masat Kosovës, Rama ndërhyn teksa Osmani po jepte lajmin

Ai tha se deklarata e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, se ai do të ishte një përfaqësues i serbëve në qeveri, por jo edhe një përfaqësues i Listës Serbe, flet për atë që ai do të dëshironte, por që sipas tij, tjetër është ajo që thuhet në ligje.

“Kushtetuta, neni 96, thotë se një përfaqësues i serbëve në Qeverinë e Kosovës do të zgjidhet nga shumica e përfaqësuesve të atij komuniteti në Kuvendin e Kosovës. Këtu nuk ka asnjë debat. Ajo që ka thënë Kurti se do të marrë, nuk e di cilin serb, do të ishte sikur ne të themi se nuk e duam Kurtin për kryeministër, por do të marrim dikë tjetër. Kjo thjesht është e pamundur”, tha Jevtiq.

Ai beson se nëse Kurti me të vërtetë dëshiron të jetë kryeministër i Kosovës, duhet të marrë parasysh faktin që Lista Serbe ka fituar.

Duke folur për rezultatet e zgjedhjeve kur bëhet fjalë për partitë shqiptare, Jevtiq tha se pakënaqësia ishte e dukshme dhe e shprehur përmes procesit zgjedhor.

“Mesazhi për ata që kanë qenë në pushtet për disa dekada është – ne nuk jemi të kënaqur me punën tuaj, ne duam njerëz të ri, veçanërisht pasi që partia e Albin Kurtit dhe ajo e Isa Mustafës ishin në opozitë në përbërjen e kaluar të parlamentit”, tha Jevtiq, transmeton KosovaPress.

Ai shtoi se duhet pritur rezultatet përfundimtare, pasi në këtë pikë nuk ka shumë dallim midis Vetëvendosjes si partia e parë dhe LDK-së në vendin e dytë, pasi që votat me postë ende nuk janë numëruar, megjithëse supozohet se shumica e tyre do të shkojnë për Vetëvendosjen.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Çfarë mund ta bëjë Putinin, që të ndalojë luftën në Ukrainë?

Çfarë mund ta bëjë Putinin, që të ndalojë luftën në Ukrainë?

18 December, 2025
Kosovës i lirohen 205 milionë euro nga BE-ja, në fillim të vitit të ardhshëm

Kosovës i lirohen 205 milionë euro nga BE-ja, në fillim të vitit të ardhshëm

18 December, 2025
Berisha: Ergys Agasi ka marrë dy qytetarë peng për llogari të Ramës dhe familjes së tij

Berisha: Ergys Agasi ka marrë dy qytetarë peng për llogari të Ramës dhe familjes së tij

18 December, 2025
BE i heq masat Kosovës, Rama ndërhyn teksa Osmani po jepte lajmin

BE i heq masat Kosovës, Rama ndërhyn teksa Osmani po jepte lajmin

18 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result