Dalin detajet nga aksidenti i rëndë me Bugatin e Cristiano Ronaldos, shoferi në makinë, ishte njëri prej truprojave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ditën e djeshme (e hënë) u raportuar se në Mallorca është përfshirë në një aksident makina e Cristiano Ronaldos, Bugatti Veyron me vlerë 2.5 milionë euro.

Lajm i i mirë është se nuk ka asnjë të dëmtuar, por vetëm dëme materiale. Policia e cila vajti në vendngjarje tha se shofer nuk ishte sulmuesi portugez.

Sot bëhet me dije se shoferi i cili po i jepte në momentin e aksidentit ishte njëri prej truprojave të tij.

Ai humbi kontrollin e mjetit dhe rrëshqiti duke u përplasur në një mur të një prone në San Coma, Palma de Mallorca, aty ku aktualish Ronaldo po shijon pushimet me familjen e tij.

Pjesa e përparme e Bugattit ishte e shkatërruar, por policia bëri me dije se nuk kishte asnjë të lënduar.

Cristiano Ronaldo’s £1.7million Bugatti Veyron was crashed by his bodyguard on Monday

Bugatti është pjesë e koleksionit të makinave të CR7 prej 20 milionë eurosh, i cili përfshin gjithashtu Aston Martin, Bently dhe një Ferrari Monza.

Sulmuesi i United është duke shijuar një pushim luksoz në Mallorca me partneren e tij Georgina Rodriguez dhe fëmijët e tyre.

Share This Article