Presidenti rus, Vladimir Putin është parë teksa drejton një “Mercedes Benz” mbi urën e Krimesë, që e lidh zonën e Krimesë me jugun e Rusisë. Kjo video vjen më pak se dy muaj që kur shpërtheu një nga projektet e infrastrukturës së shefit të Kremlinit.
Ura rrugore dhe hekurudhore prej 12 miljesh (19 km), e cila u hap personalisht nga Putin në 2018, u bombardua më 8 tetor në një sulm që Rusia tha se ishte kryer nga Ukraina.
Putin, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Marat Khusnullin, u shfaq në televizionin shtetëror pas timonit të një “Mercedes”, duke bërë pyetje se ku ndodhi sulmi.
Putin gjithashtu është parë teksa ecën përgjatë pjesëve të urës, më e madhja në Evropë, për të inspektuar pjesët që janë ende dukshëm të djegura.
Kujtojmë se, shpërthimi shkatërroi një pjesë të urës, duke ndaluar përkohësisht trafikun nëpër ngushticën e Kerçit.
Shpërthimi shkatërroi gjithashtu disa cisterna karburanti në një tren që shkonte drejt gadishullit të aneksuar të Krimesë nga Rusia fqinje jugore.