Dalin pamjet e Boris Johson duke pirë alkool, gjatë karantinës së pandemisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fotografitë e publikuara nga ITV News hedhin dyshime të reja mbi pretendimet e Kryeministrit Britanik Boris Johnson se ai nuk ishte në dijeni të thyerjes së rregullave në Downing Street gjatë pandemisë.

Katër imazhet tregojnë kryeministrin duke ngritur një gotë më 13 nëntor 2020, me shishe alkooli dhe ushqime feste në tavolinën përpara tij.

Festa është organizuar për nder të drejtorit të atëhershëm të komunikimit të Downing Street, Lee Cain, ku janë tetë njerëz të fotografuar duke qëndruar afër së bashku.

Atë kohë lejohej që vetëm dy persona nga familje të ndryshme të bëheshin bashkë në ambiente të mbyllura.

Në disa nga fotografitë, Boris Johnson duket se po mban një fjalim dhe po ngre një dolli, me gjysmë gote shampanjë në duar.

Në një karrige është vendosur kutia e tij e kuqe, dhe në tryezën pranë tij janë dy shishe shampanjë ose kava, katër shishe verë dhe gjysmë shishe xhin.

Share This Article